Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, nuk e ka më besimin e serbëve të veriut të Kosovës, që t’i përfaqësojë ata në bisedimet me Kosovën, theksojnë politikanët serbë të veriut të vendit.
Reagimet e këtyre të fundit vijnë pas deklaratave të kryeministrit serb, Daçiq, dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit të 17 janarit në Bruksel.
Kryeministri Thaçi, pas takimit ka theksuar se pala serbe ka marrë përsipër që të punojë për mënjanimin e strukturave paralele në veriun e Kosovës.
Në anën tjetër, kryeministri serb, Daçiq, ka theksuar se zgjidhja e kësaj çështjeje qëndron në formimin e institucioneve të reja në veri që do të ishin të pranueshme edhe për Prishtinën edhe për serbët e Kosovës.
Por, politikani serb nga veriu i Mitrovicës, Marko Jakshiq, njëherësh deputet i Partisë Demokratike të Serbisë në Kuvendin e Serbisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Daçiqi dhe Thaçi, po i bëjnë llogaritë, pa i pyetur serbët e veriut.
Sipas tij, Daçiq e ka humbur besimin e serbëve të veriut dhe që nga dita e enjte, ai nuk mund t’i përfaqësojë ata dhe të bisedojë në emër të tyre.
“Unë mendoj se këto janë qëndrime personale dhe private të tij. Këto nuk janë qëndrimet e serbëve që jetojnë në veri. Unë them se pavarësisht mendimit të tij, ato qëndrime nuk do të mund të realizohen, duke pasur parasysh që Daçiq është politikani i parë serb, i cili institucionet në veri i ka quajtur paralele. Ajo që është edhe më e rëndësishme dhe që ne e dimë, është se kryeministri i Serbisë gjenden nën një presion të tmerrshëm të perëndimit. Cilat janë arsyet, ne nuk e dimë, kështu që deklaratat e tij, për ne nuk janë relevante”, thotë Jakshiq.
Ai shpreh mendimin se kryeministri serb, Daçiq, nuk ka aq fuqi politike për t’i shpërbërë strukturat paralele, ndërkohë që deklaratat e tij ai i quan si një tradhti klasike të interesave kombëtare dhe shtetërore.
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë paralajmëruar për ditën e hënë, më 21 janar, një mbledhje të përbashkët të tyre, për të shqyrtuar se çfarë është biseduar në Bruksel ndërmjet Daçiqit dhe Thaçit dhe më pas, të ndërmarrin hapat e mëtutjeshëm.
Slavko Stevanoviq, i ashtuquajtur kryetar i Kuvendit paralel të Leposaviqit, thekson se serbët e veriut ende nuk i kanë informacionet e sakta nga takimi i fundit në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Serbisë dhe atij të Kosovës.
“Të hënën do ta kemi informacionin e saktë. Do ta mbajmë Kuvendin tonë të hënën dhe më pas do të marrim një qëndrim të përbashkët, të katër komunat e veriut të Kosovës. Sigurisht që, nëse është bërë diçka ashtu siç kanë kërkuar serbët e Kosovës, nuk do të ketë rezistencë. Por, nëse është diçka që nuk u përgjigjet serbëve, normalisht që do të ketë rezistencë”, thotë Stevanoviq për Radion Evropa e Lirë.
Marko Jakshiq nuk beson se shteti serb do të ndërmarrë masa për shpërbërjen e institucioneve paralele serbe në veri, por nëse një hap të tillë do ta ndërmerrte Prishtina zyrtare, atëherë , sipas tij, serbët e veriut do të përgjigjeshin në mënyrë adekuate, por, siç thekson ai, këtë do të duhej ta bënte edhe shteti serb.
“Çfarëdo përdorimi i dhunës do të duhej të nxiste përgjigjen e shtetit serb, i cili është i obliguar që t’i mbrojë serbët në hapësirën e Kosovës. Ajo që unë mund të them është se serbët mund të jetojnë të pashqetësuar, sepse këto institucione, të cilat mbijetuan për 13 vjet, do të vazhdojnë të jetojnë edhe më tutje, ndërkaq që mu për këtë shkak, Serbia nuk do të mund të hyjë kurrë në Bashkimin Evropian”, thekson Jakshiq.
Ndryshe, kryeministri serb, Ivica Daçiq, pas takimit të fundit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se çështja e paralelizmit të institucioneve është hapur për herë të parë seriozisht, si dhe qasjes së posaçme ndaj popullit serb që jeton në Kosovë. Siç ka theksuar ai, kjo çështje është çështje thelbësore dhe nuk mund të zgjidhet për një natë, por rruga është hapur.

Çfarëdo përdorimi i dhunës do të duhej të nxiste përgjigjen e shtetit serb, i cili është i obliguar që t’i mbrojë serbët në hapësirën e Kosovës.