Ndërlidhjet

Jahjaga: S'ka bisedime për veriun, por për çështjet në veri


Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili po zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, nuk ka alternativë tjetër, ka vlerësuar presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në takimin që ajo ka pasur të premten me përfaqësuesit e mediave.

Presidentja Jahjaga theksoi se që nga fillimi i dialogut Kosovë- Serbi, e ka mbështetur fuqishëm këtë proces, i cili po zhvillohet në nivelin e dy kryeministrave, të Kosovës dhe Serbisë, për shkak se sipas saj, nuk ka ndonjë alternativë tjetër përveç dialogut.

Nuk shoh ndonjë alternativë tjetër, me të cilën do ta detyronim apo me të cilën do ta obligonim Serbinë që t’i përmbushë të gjitha detyrat dhe të gjitha obligimet e saj karshi Kosovës dhe karshi të gjitha normave dhe standardeve ndërkombëtare”.

Çështjet e rregullimit të brendshëm nuk janë pjesë e procesit të dialogut, sepse kjo është çështje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, është çështje e ligjeve të Republikës së Kosovës, është çështje e qytetarëve dhe unë kisha thënë se nuk ka çështje të veriut”, është shprehur Jahjaga.

Presidentja Jahjaga tha se çështjet e brendshme të Kosovës nuk janë pjesë e dialogut me Serbinë dhe as çështja e veriut, por disa probleme me të cilat ballafaqohen komunat në veriun e vendit.

Ajo theksoi se qytetarëve serbë të Republikës së Kosovës që jetojnë në veri të vendit duhet t’u krijohen kushtet dhe mundësitë për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, në mënyrë që ata t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre legalë dhe legjitim, si dhe të krijohen institucionet e republikës së Kosovës në këtë pjesë të vendit.

Kemi çështje që kanë të bëjnë me tri komunat në veri të territorit të Republikës së Kosovës, ku duhet të shtrihet sundimi i rendit dhe i ligjit, si dhe eliminimi dhe shpërbërja e të gjitha strukturave, të cilat janë të nxitura dhe të financuara nga ana e shtetit fqinj, të Serbisë”.

Duhet të krijohen kushtet e domosdoshme që qytetarët e republikës së Kosovës, të komunitetit serb që jetojnë në këtë pjesë, të mund t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre legal dhe legjitim”, tha ajo.

Presidentja e Kosovës gjithashtu vlerësoi se të gjitha zgjidhjet që kanë dalë deri më tash nga dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë zgjidhje, siç i quajti ajo, evropiane dhe me pajtimin e të gjitha palëve.

Të tilla, sipas saj, do të jenë edhe zgjidhjet që do të dalin nga procesi i dialogut në të ardhmen.

Jahjaga ka theksuar se Kosova e ka agjendën dhe rrugën e qartë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe siç tha ajo, kjo rrugë është alternativa e vetme për Kosovën.

Nuk ka alternativë tjetër, përveç procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kosova është në pozitë më të favorshme se sa disa vende tjera në këtë proces, sepse prezenca e Bashkimit Evropian ka qenë e konsiderueshme në Kosovë që nga fillimi. Avancimi i të gjitha proceseve dhe përmbushja e të gjitha reformave dhe konditave është një proces i vazhdueshëm për shtetin tonë”.

Ndryshe, çështja e reformave, të cilat Bashkimi Evropian ua ka vënë si detyrë institucioneve të Kosovës, sipas presidentes Jahjaga nuk janë detyrë që duhet plotësuar vetëm për shkakun se këtë e ka kërkuar Bashkimi Evropian, por për faktin se ato e përmirësojnë jetën e qytetarëve të

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG