Presidenti dhe Qeveria e Serbisë kanë arritur marrëveshje për dy dokumente për Kosovën- rezolutën që do të shkojë para deputetëve për miratim, dhe platformën e cila nuk është bërë publike.
Siç është shprehur, presidenti Tomisllav Nikolliq pas takimit të përbashkët, Qeveria ka miratuar njëzëri dy propozim-tekste: rezolutën që vendos bazat për bisedime me institucionet në Prishtinë, dhe dokumentin obligativ apo platformën, e cila, siç thuhet, përmban instrumente të qarta për vazhdimin e dialogut dhe do të jetë obligativ për negociatorët, në këtë rast për kryeministrin, Ivica Daçiq.
“Serbia në seancën e qeverisë ka treguar se qëndron prapa dokumentit me gjithë kufizimet që i ka secili nga ne kur është fjala për Kosovën”, ka thënë Nikolliq në konferencën për gazetarë.
Platforma ka të bëjë me bisedimet politike me Kosovën, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
Deri tash janë mbajtur disa takime të dy kryeministrave, atij të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Ivica Daçiq të Serbisë.
Qeveria e re dhe presidenca serbe, megjithatë, kanë vendosur që të dalin me platformë të re që do të përdoret në këto bisedime.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq tha se platforma për bisedime politike me përfaqësuesit e Prishtinës, nuk do të dalë në publik, pasi që “nuk duhet që me platformën dhe me taktikat tona të njihen ata me të cilët duhet të bisedojmë”.
Por, ai ka nxjerrë disa detaje të saj, duke thënë se ndër to është qe Serbia nuk e njeh Kosovën.
“Gjithashtu të kujtoj se nuk bëhet fjalë për bisedime për status, propozimi ka të bëjë me organizimin e jetës dhe me qeverisjen në Kosovë”, u shpreh ai.
Lexoni këtu reagimin e Presidencës së Kosovës
Megjithatë, agjencia e lajmeve, Reuters, shkruan se Serbia ka dhënë indikacione se është e gatshme që të humbë kontrollin ndaj veriut të Kosovës, duke thënë se ky edhe shënon koncesionin më të madh të Beogradit, derisa po shkon drejt bisedimeve për t’iu bashkuar Unionit Evropian.
Kryeministri serb, Ivica Daçiq, sipas Reuters ka thënë se minoriteti serb duhet të udhëhiqet nga institucionet e veta autonome në Kosovë, dhe jo nga ato që drejtohen prej shtetit serb.
“Ne kemi folur për institucionet e Serbisë, por, ajo që na duhet janë institucionet serbe, që njihen nga të gjithë pjesëmarrësit në proces(të bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE)”, ka thënë ai.
Ai nuk ka dhënë detaje se si do të funksionojnë këto institucione autonome.
Por, Reuters shkruan se çdo shpërbërje e strukturave të shtetit serb në veri, do të shënojë një koncesion të madh nga ana e Beogradit, derisa koalicioni qeverisës i Daçiqiq kërkon hapjen e negociatave për anëtarësim me BE-në në gjysmën e parë të vitit.
“Kjo është hera e parë që sugjerojmë ekzistencën e komunitetit serb (në Kosovë) dhe autonominë e tij dhe ekzistencën e autoriteteve të Prishtinës, që në fund të ditës, ajo autonomi është pjesë e tyre”, ka thënë Daçiq, për të shtuar se ky “është vizioni ynë se si të zgjidhim problemin e paralelizmit institucional”.
Ndërkohë, agjencia e lajmeve, Associated Press shkruan se rezoluta e sotme që thotë se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën, mund të rrezikojë bisedimet e nisura mes dy vendeve.
AP thotë se rezoluta kërkon autonomi të plotë për serbët e Kosovës.
AP citon Nikolliqin të ketë thënë se ai “nuk e sheh Kosovën si shtet të pavarur: dhe se rezoluta siguron që negociatorët serbë nuk do të rrezikojnë interesat kombëtarë në bisedimet e ardhshme me zyrtarët e Kosovës”.
Siç transmetojnë mediat serbe, rezoluta përbëhet nga pesë pikë: që Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, që dialogu me Prishtinën do të vazhdojë dhe se çdo progres në dialog duhet të shoqërohet me përparimin e Serbisë në rrugën e integrimit evropian, pastaj që të zgjidhet statusi i veriut të Kosovës, si dhe që të ketë garanci të veçanta për të drejtat individuale dhe kolektive të serbëve në jug të lumit Ibër. (a.i.)