Ndërlidhjet

S'duan të flasin për veriun


Kosovë, veri
Kosovë, veri
Çështja e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, arrestimet e që karakterizuan Krishtlindjet Ortodokse në Kosovë dhe refuzimi i Prishtinës zyrtare për ta miratuar vizitën në vend të presidentin serb, Tomisllav Nikolliq, po vështirësojnë terrenin për ndonjë konsensus eventual në raundin e ardhshëm të dialogut Prishtinë - Beograd.

Kështu të paktën vlerësojnë njohësit e rrethanave politike në Serbi e Kosovë me parashikimin për një ballafaqim “jo të lehtë” ndërmjet kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq.

Takimi i radhës ndërmjet krerëve të qeverive në të dyja vendet do të mbahet më 17 janar nën ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme e Siguri të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila në agjendën e diskutimeve planifikon ta vë çështjen e veriut të Kosovës.

Megjithatë, Predrag Simiq, profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit, vlerëson se pas ngjarjeve të fundit në të dyja vendet ka humbur besimi që palët kishin krijuar karshi njëra- tjetrës.

Në këtë fazë të dialogut, thotë Simiq, Prishtina e Beogradi nuk duan të flasin për veriun, ndërsa ekzistojnë përpjekjet për ta ngirë procesin.

Duket se të dyja palët po bëjnë përpjekje për të shkaktuar incidente në mënyrë që dialogu të ngrihet. E kam të paqartë se përse po ndodh kjo meqë po minohet besimi minimal që palët e kanë ndaj njëra-tjetrës. Tash është problem të kthehet minimuni i besimit për të biseduar për çfarëdo çështje. Pra, besoj se të dyja palët tash për tash nuk janë të gatshme për të biseduar për veriun”, tha Simiq.

Qeveria serbe synon që në takimi e radhës me palën kosovare ta shtrojë për diskutim një “platformë” për Kosovën - dokument që propozon një autonomi të zgjeruar politike e territoriale të komunave serbe në Kosovë.

Duke e quajtur “anti-evropiane” dhe “qesharake”, Prishtina zyrtare ka kundërshtuar fuqishëm platformën me insistimin që më 17 janar të flitet për zhbërjen e “strukturave paralele serbe” në territorin e Kosovës.

Mediat, ndërkaq, kanë spekuluar për një “zgjidhje evropiane për veriun”, që thuhet se do t’u vihej përpara kryeministrave të të dyja vendeve nga shefja e diplomacisë evropiane.

Por, a është vërtetë gjithçka në duart e Brukselit zyrtar?

Ardian Arifaj nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave vlerëson se mungesa e ideve të pranueshme nga Prishtina e Beogradi hapë rrugën për një zgjidhje të imponuar.

Nëse dalin me propozime, me platforma, me një vizion konstruktiv që do të garantonte një stabilitet afat-gjatë që e kërkon Bashkësia Ndërkombëtare, atëherë sigurisht kjo mund të përkrahej dhe të pranohej nga Bashkësia Ndërkombëtare".

"Në anën tjetër, nëse dalin me platforma si kjo e Beogradit që është e tejkaluar dhe të paktën 20 vite e vjetër, nuk i kontribuon as paqes as stabilitetit në rajon, atëherë sigurisht që do ta detyrojë Bashkësinë Ndërkombëtare që ajo të dalë me solucione e ide të veta që do t’u imponojnë palëve”, u shpreh Arifaj.

BE-ja ka bërë të ditur se në takimin e radhës ndërmjet Thaçit, Ashtonit e Daçiqit do të rishikohet përparimi i bërë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani-me theks të ajo për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IMB), ndërsa nuk ka dhënë hollësi se çfarë konkretisht do të bisedohet për veriun e Kosovë

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG