Ndarja e Kosovës është vetëm një ëndërr e parealizueshme e Beogradit, ka deklaruar të premten kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Këto komente, ai i ka bërë gjatë një debati parlamentar, ku ai e ka njoftuar Kuvendin në lidhje me takimin e tij të dytë me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, të mbajtur më 7 nëntor në Bruksel.
Zbardhja e fatit të personave të pagjetur të luftës, zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhim të Integruar të kufirit, hapja e zyrave ndërlidhëse në Prishtinë dhe Beograd, pastaj çështja e financimit të strukturave ilegale nga ana e Serbisë në veri të Kosovës, dhe çështje të tjera, sipas Thaçit, kanë qenë temat e takimit të dytë me homologun e tij serb, Daçiq.
Duke u ndalur te hapja e zyrave ndërlidhëse, Thaçi ka thënë se Beogradi ka hezitime, por siç është shprehur ai, pritet që të ketë përparime në takimin e radhës.
Kryeministri i Kosovës ka theksuar se Serbia nuk do të mund të integrohet në Bashkimin Evropian pa i zhbërë strukturat ilegale të ngritura në Kosovë. Por, njëkohësisht, ai i ka njohur të drejtën Serbisë që të ndajë fonde për serbët e Kosovës, por që këtë ta bëjë përmes buxhetit të Kosovës.
“Ne mendojmë që Serbia mund të vazhdojë financimin e saj për komunitetin serb që jeton në Kosovë, por këtë duhet ta bëjë në mënyrë transparente dhe ndihma financiare duhet të kalojë përmes buxhetit të Kosovës, e nga aty të shpërndahet te komunat me shumicë serbe”, është shprehur Thaçi.
Në kuadër të temave të diskutuara me kryeministrin serb, Daçiq, Thaçi ka shpjeguar se është diskutuar edhe çështja e formimit të një policie të veçantë që do të përkujdeset për ruajtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore e fetare serbe në Kosovë.
Ai edhe njëherë ka siguruar Kuvendin se çështjet që kanë të bëjnë me pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, nuk do të diskutohen.
“Të gjithë janë të vetëdijshëm se pretendimi për ndryshimin e kufijve do të hapte ‘Kutinë e Pandorës’ dhe do të prodhonte sërish konflikte dhe lufta në Ballkan. Tashmë edhe Bashkimi Evropian çdo ditë e më shumë është duke artikuluar qartë këtë çështje duke ia bërë me dije Serbisë se ëndrrat e saj për ndarje do të mbesin gjithmonë ëndrra të parealizueshme”, ka thënë Thaçi.
Sikurse edhe në seancën e kaluar, Thaçi ka marrë kritika të ashpra për këto takime nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, përderisa subjektet tjera kryesisht mbështesin këtë dialog të filluar në nivelin më të lartë politik me Serbinë.
Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i ka kërkuar Thaçit të betohet se nga ky proces i bisedimeve veriu i Kosovës nuk do të fitojë autonominë.
“Zoti kryeministër, qytetarët e këtij vendi presin nga ju që të betoheni para flamurit kombëtar se kurrë nuk do të pajtoheni që veriut t’ia jepni autonominë. Po e lë flamurin në foltore dhe betohuni”, i është drejtuar Konjufca kryeministrit Thaçi.
Një fjalim që ka nxitur reagime në seancë ishte ai i deputetes Rada Trajkoviq. Ajo ka than se një nga temat e dialogut Kosovë - Serbi është edhe zbardhja e fatit të personave të pagjetur të luftës, andaj, sipas saj, vetëm Thaçi e Daçiq janë ata që mund të ndihmojnë në ndriçimin e fatit të tyre.
“Nuk shoh dikë më kompetent sesa kryeministrit Thaçi dhe ish-zëdhënësi i Millosheviqit, Ivica Daçiq, të cilët mund të japin përgjigje në lidhje me fatin e personave të vrarë e të kidnapuar”, është shprehur Trajkoviq.
Kjo është hera e dytë që kryeministri Thaçi informon Kuvendin në lidhje me takimet e tij me homologun serb, Daçiq.
Përveç partive të koalicionit qeveritar, Thaçi ka marrë mbështetjen për udhëheqjen e bisedimeve me Serbinë edhe nga dy parti opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Procesi i bisedimeve Kosovë - Serbi, po zhvillohet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe si qëllim është thënë se ka normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Tashmë edhe BE-ja, çdo ditë e më shumë është duke artikuluar qartë këtë çështje, duke ia bërë me dije Serbisë se ëndrrat e saj për ndarje do të mbesin gjithmonë ëndrra të parealizueshme...