Ndërlidhjet

Daçiq: IBM-ja e keqe, por duhet ta zbatojmë


Ivica Daçiq
Ivica Daçiq
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se marrëveshja për Integrimin e Menaxhuar të Kufirit(IBM) me Prishtinën është e keqe dhe se qeveria e Serbisë duhet ta zgjidhë atë me sa më pak dëme.

“Kosova po rrëshqet kah pavarësia dhe në këtë arsye këmbëngulim, që çështja e statusit të zgjidhet sa më parë, pra edhe kjo marrëveshje e keqe për integrimin e kufirit, duhet të zgjidhet me sa më pak dëme”, ka thënë kryeministri Daçiq për Radio Televizionin e Serbisë.

Kosova ka zgjidhur statusin e saj në vitin 2008, me shpalljen e pavarësisë, e cila u njoh nga më shumë se 90 shtete. Sot është anëtare e mekanizmave ndërkombëtarë financiarë, si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Daçiq ka theksuar se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, duke shtuar se tash, Serbia është “kthyer në lojë”.

“Ne tash e kemi kthyer Serbinë në lojë, ajo është lojtare, nuk është në tribuna. Në vend se të tjerët, ne do të vendosim për Kosovën. Gjithnjë kemi humbur, nuk e kemei lehtë, por, tash na duhet një politikë e mençur dhe e matur”, ka thënë Daçiq.

Serbia dhe Kosova, përmes kryeministrave të tyre, Daçiq dhe Hashim Thaçi, po zhvillojnë bisedime nën ndërmjetësimin e BE-së. në Bruksel.

Këto bisedime pasojnë dialogun teknik, të zhvilluar për më shumë se një vit, nga i cili rezultuan shtatë marrëveshje, zbatimi i të cilave ka shënuar ngecje, dhe të njëjtat po ridiskutohen në takimet Thaçi-Daçiq.

Një takim i radhës është paralajmëruar për muajin dhjetor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG