Sistemi i drejtësisë në vend vazhdon të jetë sektori më i kritikuar, sa i takon mosefikasitetit në punë, mospërmbarimit të lëndëve, por edhe sa i takon çështjes së korrupsionit.
Së fundmi, në një raport të Avokatit të Popullit, thuhet se me gjithë përmirësimet e natyrës materiale dhe riemërimit të gjyqtarëve, situata në Gjyqësor mbetet e pandryshuar.
Në raport thuhet, po ashtu, se qytetarët edhe më tej ballafaqohen me problemin e zvarritjes së procedurave për shqyrtim të lëndëve, si dhe me drejtësi joefektive.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, duke folur për këto çështje, thekson për Radion Evropa e Lirë se Gjyqësori vërtet përballet me problem të mëdha.
“Rritjet e lëndëve nëpër gjykata janë shtuar me vjet dhe në momentin kur është bërë procesi i emërimit dhe riemërimit të gjyqtarëve, ai proces i ka pasur anët pozitive dhe ato negative në kuptimin se janë eliminuar prej sistemit disa bartës që nuk kanë qenë të denjë. Në anën tjetër, kemi mbetur me një numër të pamjaftueshme të gjyqtarëve. Në mënyrë individuale mund të theksoj se mëa shumë se në gjyqësor nuk punohet askund”, thotë Peci.
Krahas shtimit të lëndëve të reja, drejtësia në Kosovë po ballafaqohet me numër të madh të lëndëve të vjetra, të cilat kanë mbetur të pazgjidhura në sirtarët e institucioneve përkatëse dhe që thuhet të jenë rreth dyqind e njëzet mijë.
Kësaj problematike i shtohen edhe lëndët e përmbarimit - pra, ato për të cilat është marrë vendimi, i cili nuk po mund të zbatohet në praktikë.
Por, se pse nuk ekzekutohen këto lëndë, për të cilat është marrë vendim, tregon kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzulla Hasani:
“Nga numri i lëndëve që janë 220 mijë që presin për t’u zgjidhur, vetëm 100 mijë janë nga sfera e përmbarimit. Ne nuk mund t’i ekzekutojmë ato vendime se ju e dini se flitet për 45, 55, 60 për qind të njerëzve të papunë”.
“Gjykata shkon te personi, nuk ka çka merr, nuk ka një xhirollogari, nuk ka çka t’i marrë. Edhe nga këto 100 mijë çështje, që ne i kemi, 60 mijë janë lëndë që ne u themi me dokumente autentike që i ka lënë edhe KEK-u, edhe PTK-ja, edhe kompanitë komunale që i kanë lënë të grumbullohen me vjet”, theksoi Hasani.
Për shkak të kësaj gjendjeje në sistemin e drejtësisë, ku numri i lëndëve të papërfunduara vazhdon të jetë shumë i madh, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në vitin 2010 kishte marrë një vendim për hartimin e një strategjie për reduktimin e lëndëve të vjetra.
Pavarësisht dinamikës së grumbullimit të lëndëve të pambaruara, kjo strategji, sipas KGJK-së, është në vazhdën e zbatuar.
Kurse, sa i takon çështjes së reformave në riorganizimin e Gjyqësorit, Enver Peci shpjegon:
“Reforma, sa i përket riorganizimit të Gjyqësorit, pritet të fillojë me një janar të vitit 2013. Jemi sipas planit të implementimit të ligjit. Janë bërë punë të mëdha në këtë drejtim dhe unë po shpresoj që edhe pjesa e reformës do të ketë sukses në kuptimin e efikasiteti të Gjyqësorit edhe besueshmërisë së qytetarëve ndaj këtij sistemi” .
Korrupsioni në Kosovë thuhet se vazhdon të jetë i pranishëm në masë të madhe në të gjitha sferat e shoqërisë kosovare, duke përfshirë edhe sistemin e drejtësisë.
Se ka korrupsion në sektorët e drejtësisë, e ka dëshmuar së fundi edhe konfirmimi i aktakuzës nga EULEX-i, kundër ish-prokurorit special të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe ish-kreut të Task-forcës antikorrupsion brenda Prokurorisë Speciale, Nazmi Mustafi.
Ky rast, për kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, është shqetësues.
“ Ka ndodhur ajo situatë ashtu siç ka ndodhur, por mund t’ju them për gjyqtarët prej vitit 2010, asnjë prej gjyqtarëve deri më tani nuk e kemi zyrtarisht të ndjekur për çështje të korrupsionit”, deklaron Peci.
Koordinatorja Kombëtare Kundër Korrupsionit, njëherësh prokurore e Qarkut në Prishtinë, Drita Hajdari, ka deklaruar më parë se në vend ende mungon qëllimi i drejtë e i sinqertë në luftën kundër korrupsionit.