Katër gazetarë rusë janë dënuar nga një gjykatë në Moskë me nga 5 vjet e gjysmë burgim secili për lidhje me Fondacionin Kundër Korrupsionit (FBK) të udhëheqësit opozitar të ndjerë, Aleksei Navalny. Autoritetet ruse e kanë shpallur këtë Fondacion “organizatë ekstremiste”.
Një hulumtim i Qendrës për Informacion, Demokraci dhe Qytetari në Universitetin Amerikan të Bullgarisë ka gjetur se ish-republikat sovjetike dhe vendet e Ballkanit janë objektivat kryesore të fushatës së dezinformimit rus.
Mbështetja e NATO-s për Ukrainën mbetet “e palëkundur,” deklaroi të martën sekretari i përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte, duke theksuar se më shumë se 20 miliardë euro ndihmë sigurie janë premtuar tashmë nga aleatët e NATO-s në tre muajt e parë të vitit 2025.
Një sulm ajror nga Izraeli goditi hyrjen e një spitali në Rripin e Gazës të martën, duke vrarë një punonjës mjekësor dhe duke plagosur nëntë persona të tjerë, tha një zëdhënës i spitalit.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) i ka kërkuar Bashimit Evropian dhe komunitetit ndërkombëtar të adresojë veprimet e Serbisë kundrejt Kosovës, pas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Jashtmë të Serbisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Sudani.
Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, beson se ankesat e opozitës lidhur me mënyrën se si dhanë dorëheqje Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar, që janë zgjedhur deputetë, janë të bazuara.
Një sulm me dron nga Ukraina vrau një grua 85-vjeçare dhe plagosi nëntë persona në qytetin rus të Kurskut, pranë kufirit me Ukrainën, thanë autoritetet rajonale ruse më 15 prill.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se është arrestuar edhe një person, që dyshohet se është përfshirë në dhunën kundër pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan më 2023.
Në Kuvendin e Serbisë sot është duke u mbajtur seancë, në të cilën do të zgjidhen anëtarët e Qeverisë së re serbe.
Parlamenti i Hungarisë të hënën miratoi ndryshimet kushtetuese që ia lejojnë qeverisë të ndalojë ngjarjet publike të organizuara nga komunitetet LGBTI+ (lesbike, gei, biseksual, transgjinor, ndërgjinor, e të tjerë).
Zëvendëministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, ka thënë se ai ishte larguar në mënyrë proteste nga një konferencë në Tiranë të Shqipërisë, pasi që emri i Kosovës ishte shoqëruar me fusnotë.
Rundi i ardhshëm i bisedimeve bërthamore midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit do të zhvillohet në Romë, konfirmoi ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.
Shfaq më shumë