Një baba 30-vjeçar nga Shangai, ka dizajnuar një mbajtëse që ta mbrojë fëmijën e tij nga koronavirusi. Sipas tij kjo mbajtëse e veçantë ofron siguri për foshnjën e tij dy-muajsh.
Pas vendimit të qeverisë për kufizimin e lëvizjes si masë e re në luftën kundër koronavirusit, rrugët e Prishtinës janë të zbrazëta. Qytetarët kanë filluar ta zbatojnë këtë vendim që të mos dalin në qytet gjatë orëve kur është e ndaluar.
Refugjatët sirianë në kampe të ndryshme, sidomos në Lindje të Mesme janë të frikësuar nga përhapja e kornavirusit. Ata thonë se nuk kanë kujdes shëndetësor. Shqetësim për këtë ka ngritur edhe Organizata Botërore Shëndetësisë.
Konviktet e studentëve në Prishtinë janë kthyer në karantinë për qytetarët e Kosovës që kthehen nga vendet perëndimore. Kjo qendër ka 1,700 shtretër të gatshëm për t’u përdorur për izolim të të kthyerve.
Me vendim të Bashkësisë Islame të Kosovës janë ndaluar të gjitha tubimet fetare në të gjitha xhamitë, si masë mbrojtëse nga koronavirusi. Kjo ishte e premtja e parë që xhamitë ishin të zbrazëta.
Shumë qytetarë në Prishtinë dhe qytete tjera kanë bërë zhurmë dhe kanë goditur enë të ndryshme nga ballkonet e tyre për të protestuar kundër krizës së fundit qeveritare. Ata kanë kërkuar nga qeveritarët që t’i lënë anash dallimet dhe të koncentrohen në luftimin e përhapjes së koronavirusit.
Afër mullirit në fshatin Prugovc të Prishtinës, qytetarët me veturat e tyre po presin në radhë, për t’u furnizuar me miell. Pas përhapjes së koronavirusit të ri, kërkesa të mëdha për miell ka pasur edhe në qytete të tjera të Kosovës.
Imamët në Kosovë kanë mbajtur ligjërata për koronavirusin, i cili shkakton sëmundjen Covid-19. Ky koronavirus është shpërndarë në pothuajse të gjitha vendet e botës. Besimtarët thonë se nuk kanë frikë.
Pas paralajmërimeve se trupat amerikane mund të largohen nga Kosova, qytetarët kanë filluar të frikësohen se kjo mund të ndodhë. Të pyetur nga Radio Evropa e Lirë, qytetarë të rajonit të Ferizajt, kanë thënë se nëse largohen ushtarët amerikanë nga Kosova, do të largohen edhe ata.
Sanije Desku nga Malisheva ka ndihmuar rreth 100 gra që të lindin fëmijët e tyre gjatë luftës në vitet 1998-1999. Shumë fëmijë kanë lindur derisa forcat serbe kanë bombarduar fshatrat e kësaj komune.
Në vitin 2019 kanë vdekur tetë persona në burgjet e Kosovës, ose pesë më shumë sesa në vitin paraprak. Për organizatat joqeveritare që bëjnë monitorimin e burgjeve kjo është shqetësuese.
Në një konferencë për media, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria e Kosovës, gjatë javës së ardhshme do të marrë vendim që nga data 15 mars, të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Ligji për kontrollin e duhanit, i miratuar në prill të vitit 2013, nuk po respektohet në shumicën e lokaleve në Prishtinë, por edhe në qytetet tjera. Qeveria ka premtuar se do ta rrisë numrin e inspektorëve nga 40 në 400.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës duhet të ruhet më mirë, sepse, sipas saj, ajo rrezikon të dëmtohet. Osmani planifikon ta dërgojë dokumentin më të rëndësishëm të Kosovës në Muzeun Kombëtar.
Në ditën e parë të punës të qeverisë së re, pritjet e qytetarëve kosovarë janë të mëdha. Ata thonë se presin nga kjo qeveri zhvillim ekonomik dhe punësim.
Albin Kurti u bë kryeministri i shtatë i Kosovës që nga mbarimi i luftës, në vitin 1999. Nga lider i studentëve, i burgosur në Serbi e disa herë në Kosovë, deri tek opozitari që hodhi gaz lotsjellës në parlament - ky është rrugëtimi i Albin Kurtit.
Shfaq më shumë