Valbona Berisha është duke dëshmuar në një gjykim në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër një personi, për të cilin ajo thotë se e ka parë duke ia marrë vëllain gjatë luftës në Kosovë. Që nga mbarimi i luftës, më 1999, krimet e luftës janë hetuar nga gjyqtarë dhe prokurorë të huaj.
Gjatë kohës së pushtimit nga Gjermania naziste, Shqipëria ishte një nga vendet e rralla ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, popullata hebreje u rrit nga disa qindra në dy mijë persona. Ajo që i mbajti të gjallë hebrenjtë, ishte Besa, traditë kjo e lashtë shqiptare e përcjellë me shekuj.
Më shumë se 250 ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë udhëtuar drejt Hagës vetëm në vitin 2019. Ata janë intervistuar nga prokurorë ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara, qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar.
Aldi Hoxha nga “Down Syndrome Kosova” ka filluar punën në Trafikun Urban në Prishtinë. Ai evidenton çdo hyrje-dalje në këtë ndërmarrje. Nga gjithsej 900 persona në Kosovë me sindromën Down, vetëm 8 prej tyre janë të punësuar.
Mjekët në Kosovë nuk i kanë trajtuar pacientët dhe mësuesit nuk i kanë mbajtur dy orë mësimi nëpër shkolla. Ata kanë mbajtur një grevë për disa orë pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi Ligjin për paga që shumë punëtorë të sektorit publik do t’i merrnin me rritje duke filluar nga fundi i dhjetorit.
Një rrugë që lidhë qytetin e Gjakovës me Klinën është bërë e rrezikshme për shoferët, sidomos tash kur kanë filluar ngricat. Zgjerimi i saj ka filluar disa muaj më parë, por gropat e hapura në të dyja anët vazhdojnë të paraqesin problem.
Dhjetëra ndërtesa e qindra banesa janë shkatërruar në Durrës, pas tërmetit që goditi këtë zonë, e që si pasojë vdiqën mbi 50 persona dhe u lënduan mbi 700. Mijëra qytetarë janë të pastrehë dhe nuk kanë ku të shkojnë, pasi banesat apo shtëpitë e tyre u shkatërruan.
Nazif Muçi nga Durrësi, deri ditën kur tërmeti goditi këtë qytet, kishte 5 kolegë të punës në kafiteri. Nga frika, ata të gjithë janë larguar dhe ai po shërben i vetëm.
Shumë qytetarë të Durrësit, të cilëve u janë dëmtuar banesat dhe shtëpitë nga tërmeti, i cili la të vdekur mbi 50 persona, ka disa ditë që janë duke fjetur në veturat e tyre.
Pas tërmeteve që kanë goditur edhe Laçin, të paktë janë banorët që nuk janë larguar nga kjo zonë. Disa familje janë duke jetuar së bashku në një garazhë dhe nuk duan të shkojnë në ndonjë vend tjetër.
Pjesa më e madhe e fshatit Thumanë është shkatërruar pas tërmeteve që lanë 23 të vdekur vetëm në këtë zonë. Të mbijetuarit, që tashmë kanë filluar të largohen, nuk e dinë as ku të shkojnë.
Gjatë së premtes në Thumanë është bërë varrimi i 11 personave që humbën jetën si pasojë e tërmeteve që goditën Shqipërinë. Deri më tani, së paku 49 persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga tërmetet që goditën Shqipërinë që prej orëve të para të mëngjesit të së martës.
Katër ditë pas tërmetit në fshatin Thumanë të Shqipërisë, banorët vazhdojnë të jetojnë në tenda. Shumica e shtëpive në këtë vend janë të pabanueshme ose janë shkatërruar plotësisht. Autoritetet kanë filluar t’i shembin disa ndërtesa të cilat janë në prag të rrënimit
Shumë kamionë të ngarkuar me gjëra ushqimore dhe produkte tjera emergjente kanë shkuar nga Kosova në Shqipëri, për t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmetet, që kanë lënë dhjetëra njerëz të vdekur e qindra të plagosur.
Një familje nga fshati Carabreg i Deçanit të Kosovës, ka strehuar një familje nga Durrësi i Shqipërisë, pas tërmetit tragjik që ndodhi në këtë qytet të martën, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetëra dhe u lënduan qindra persona.
Shfaq më shumë