Nadije Ahmeti është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Fuqisë punëtore në Kosovë, i nevojitet trajnim dhe edukim shtesë në shfrytëzimin e teknologjisë, pasi e gjithë bota është fokusuar në shfrytëzimin e teknologjisë, thonë përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.
Të rinjtë në Kosovë në raste të rralla jetojnë të ndarë nga familja, megjithatë, dëshira për të marrë një vendim të tillë nuk mungon. Por, pengesë, thonë ata, paraqitet varshmëria financiare nga prindërit.
Kosova vazhdon të importojë gati të gjitha produktet. Importi i madh i mallrave e ka vënë vendin në një pozitë jo të mirë ekonomike dhe me një deficit të lartë tregtar, kur kihet parasysh niveli i ulët i eksporteve të Kosovës.
Zhvillimi i sektorit të bujqësisë vazhdimisht prezantohet si një ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe shihet edhe si sektor që ndikon në rritjen e zhvillimit ekonomik. Në vazhdimësi shtrohet edhe çështja se sa ka arritur Kosova të zhvillojë këtë sektor.
Siguria e furnizimit me energji elektrike në Kosovë është kushti kryesor për tërheqjen e investimeve të huaja. Kështu është thënë në një forum të organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ku është diskutuar për sigurinë e furnizimit me energji elektrike në Kosovë.
Zëvendëspresidenti i Grupit të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller ka thënë se Strategjia 2016 - 2021, hap rrugë për bashkëpunim mes Qeverisë se Kosovës dhe Bankës Botërore.
Përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertë për çështje ekonomike në Prishtinë, vlerësojnë se gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët merren me konteste ekonomike, kanë nevojë për avancim të njohurive profesionale.
Autoritetet serbe, kanë kërkuar nga prodhuesit kosovarë që gjatë kalimit transit, si vend i prodhimit të produkteve, të shkruhet në gjuhën serbe “Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë”, kërkesë kjo e papranueshme për autoritetet kosovare.
Qeveria e Kosovës ka kërkuar mbështetjen e BERZH-it për finalizimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore që lidhen me vendet e rajonit. Këto kërkesa, autoritetet qeveritare i kanë bërë në kuadër të Samitit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor në Londër.
Autoritetet kompetente në Kosovë, në forma të ndryshme po mundohen të përmirësojnë ambientin për investime nga qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme të botës.
Tetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, ekonomia e Kosovës nuk ka shënuar ndonjë përparim të theksuar, vlerësojnë përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertë për çështje ekonomike.
Sfida e tërheqjes së investimeve të huaja direkte, nuk është problem vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin, vlerësojnë njohës të çështjeve ekonomike në Kosovë.
Pas publikimit të listave të personave që mbajnë të uzurpuara pronat shoqërore të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, kjo e fundit tashmë ka ngritur padi ndaj shumicës së personave fizik dhe juridik.
Në zgjedhjen e dekanëve të Universitetit të Prishtinës, "Hasan Prishtina” ka ndikuar politika dhe grupet e interesit brenda këtij institucioni dhe kjo do të ndikojë në keqësimin e mëtutjeshëm të cilësisë së arsimit të lartë, thonë ekspertë për çështje të arsimit.
Tetë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, papunësia sipas të dhënave zyrtare thuhet se ka shënuar rënie, kurse në realitet ky mbetet shqetësimi dhe problemi kryesor i qytetarëve.
Tetë-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shumicën e të rinjve i gjen të zhgënjyer dhe të dëshpëruar me zhvillimet në vend.
Përfaqësues dhe afaristë të bizneseve në Kosovë shprehin shqetësime për kushtëzimet që kompanitë tregtare po u bëjnë prodhuesve vendorë për të plasuar produktet e tyre në qendra tregtare dhe dyqane.
Rreth 520 mijë vlerësohet të jetë numri i qytetarëve të Kosovës që kanë borxh ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike me një vlerë monetare rreth 680 milionë euro, e që qeveria tashmë ka vendosur t'ua falë.
Ndërtimtaria konsiderohet si sektori më i kërkuar dhe më fitimprurës në Kosovë. Transformimet në shoqëri dhe rritja e kërkesave për banim thuhet se kanë ndikuar që ky sektor të jetë më i kërkuari.
Kombinati metalurgjik Trepça vazhdon të përballet me probleme të shumta. Një nga këto janë edhe kërkesat e kreditorëve të cilët pretendojnë se ky kombinat i ka borxh në periudhën e para luftës në Kosovë.
Shfaq më shumë