Mimoza Sadiku është redaktore e web-it dhe gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Çfarë thotë NATO-ja për nismën e re ballkanike, dhe si e shohin atë njohës të sigurisë në Prishtinë dhe në Beograd?
Legjislacioni i Kosovës nuk e thotë shprehimisht se çfarë kompetencash ka Qeveria e vendit në periudhën prej mbajtjes së zgjedhjeve deri në formimin e institucioneve të reja. Por, cilat, sipas interpretimeve të njohësve të ligjeve, janë përgjegjësitë dhe obligimet e qeverisë aktuale?
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit Albin Kurti, i cili qeverisë që katër vjet me Kosovën, është përballur me thirrje nga organizatat joqeveritare ndërkombëtare e vendore, që të heqë dorë nga bojkotimi i disa mediave të caktuara.
A ka ndonjë afat kohor që përcakton se sa mund ta presë Prokuroria kryeministrin Kurti që të dëshmojë?
Sundimtarët e rinj të Sirisë raportohet se u kanë dhënë poste të larta ushtarake disa luftëtarëve të huaj islamikë, përfshirë një shqiptari nga Maqedonia e Veriut.
Lënia e punës në zyre për të punuar tokën, kthimi i qytetarëve nga diaspora për të jetuar në Kosovë, luftimi i shpyllëzimit duke përdorur dronët, luftimi i paragjykimeve gjinore dhe etnike dhe kthimi i buzëqeshjes pas vitesh të përballur me dhunë.
Gjatë këtij viti, gazetarët e Radios Evropa e Lirë ju sollën lexuesve dhe shikuesve artikuj e video me tema të ndryshme, sikurse ato të politikës, ekonomisë e deri te problemet mjedisore.
Njohës të fushës së sigurisë, shqiptarë dhe serbë, kanë mendime krejtësisht të kundërta sa u përket nënstacioneve policore që Kosova ka nisur t’i ndërtojë në veri. Njëra anë i konsideron ato të domosdoshme për ofrimin e sigurisë, kurse tjetra - të panevojshme dhe formë presioni.
Ndër temat më të diskutuara të kësaj jave në Kosovë është qasja që pritet të ketë Donald Trump karshi Kosovës dhe Serbisë, pas fitores së tij në garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çfarë e pret dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me kthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë?
Fotografitë e shujtave të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të publikuara në media lokale e në rrjete sociale, nxitën debat në sferën publike dhe politike kosovare për “menynë e varfër” të ushtarëve.
Institucionet thonë se në Kosovë ka zhvillim ekonomik dhe rënie të inflacionit. Por, ekspertët vlerësojnë se rritja e parashikuar e ekonomisë prej rreth 4 për qind nuk është e mjaftueshme për të ndikuar në jetën e qytetarëve. Pse?
Çështja e tërheqjes ose jo të një letre që Serbia ia ka dërguar Bashkimit Evropian lidhur me Kosovën, është mbështjellë me mister.
Njohësit e çështjeve të sigurisë kërkojnë që shteti të bëjë më shumë sa i përket konfiskimit të armëve ilegale, pasi argumentojnë se ato mund të gjenden lehtë në tregun e zi. Ata, po ashtu, kërkojnë rritjen e operacioneve policore, për të ulur numrin e incidenteve të armatosura.
Njohësit e procesit të dialogut thonë se nuk ka shumë kuptim që Bashkimi Evropian tani dëshiron të rikthejë në proces çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve, për të cilën Kosova e Serbia kanë arritur marrëveshje disa vjet më parë.
Pas arratisjes së Faton Hajrizit, i cili u vra nga autoritetet në Serbi, ku ai ishte bërë i dyshuar për vrasjen e një oficeri policor serb, në Kosovë u ngrit çështja nëse institucionet po bëjnë mjaftueshëm për rehabilitimin e të burgosurve.
Zyrtarë të lartë të Kosovës paralajmërojnë se Serbia po përgatitet për sulm apo provokim eventual ndaj saj. Por, sa real është rreziku?
Disa nga temat që kanë trajtuar gazetarët e Radios Evropa e Lirë në javën që po lëmë pas.
Takimet e mbajtura së fundi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, qoftë në nivelin e lartë apo në atë të kryenegociatorëve, kanë një emërues të përbashkët: përfundimin pa rezultate konkrete.
“Ukraina: Një krim lufte”, është ekspozita me fotografi e hapur në Prishtinë më 29 prill. Ekspozita rrjedh nga libri me po të njëjtin emër që është botuar nga FotoEvidence, i cili përfshin mbi 360 fotografi dhe rrëfime të dëshmitarëve që hedhin dritë mbi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainë.
Shfaq më shumë