Ligji i punës në Kosovë ndonëse i miratuar shtatë vite më parë nuk ka arritur të gjejë zbatim të duhur, në veçanti në sektorin privat.
Në mungesë të një strategjie të mirëfilltë ekonomike zhvillimore, afaristët në Kosovë vazhdojnë të hapin biznese të një veprimtarie të njëjtë, duke krijuar kështu konkurrencë të panevojshme në treg dhe duke dëmtuar njëra-tjetrën, thonë përfaqësuesve të bizneseve dhe ekspertë të fushës.
Punësimi në të zezë në sektorin privat në Kosovë, sipas hulumtimeve të fundit, ka arritur normën e mbi 80 për qind, ndonëse shifra të tilla kundërshtohen nga përfaqësues të Qeverisë së Kosovës.
Në tregun e Kosovës jo rrallëherë qytetarët blejnë produkte të dyshimta. Autoritetet e kontrollit të ushqimit kërkojnë nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm kur ata blejnë produktet.
Një numër i konsiderueshëm i shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në fshatrat e Kosovës, kanë mbetur me numër të vogël të nxënësve dhe në shumë raste mësimi në këto shkolla mbahet në paralele të kombinuara.
Të paktën 32 mijë qytetarë të Kosovës të larguar nga vendi në valën e ikjes, dy vjet më parë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, janë riatdhesuar, kanë bërë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Qyteti i Ferizajt është shndërruar në qendër të rëndësishme ekonomike. Ekonomia private paraqet bartësen kryesore të zhvillimit ekonomik. Shumë nga të rinjtë e këtij qyteti punojnë dhe thonë se financiarisht janë të pavarur nga familja.
Afro dhjetë vjet nga pavarësimi i vendit, papunësia, varfëria, cilësia e dobët e arsimit dhe shëndetësia janë vetëm disa nga problemet më të cilat qytetarët e Kosovës vazhdojnë të përballen.
Toleranca dhe mirëbesimi janë kultivuar për shekuj me radhë në Kosovë dhe të rinjtë e këtij vendi nuk duhet lejuar të indoktrinohen dhe përfshihen në luftërat në Siri e Irak, në krah të atyre që promovojnë ekstremizmin fetar që shpie në terrorizëm.
Një deklaratë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për “dorëheqje në rast të mosvotimit të Ushtrisë së Kosovës”, është parë nga njohës të rrethanave politike, si një lloj presioni ndaj ligjvënësve në vend dhe ndaj faktorit ndërkombëtar .
Shfaq më shumë