Tetë sportistë nga Kosova, në disiplina të ndryshme, po bëjnë përgatitjet e fundit për të prezantuar vendin në Lojërat Olimpike në Rio, për herë të parë në historinë më të re të vendit. Të premten, flamuri olimpik përmes një ceremonie zyrtare do të bartet nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tek ekipi i sportistëve që marrin pjesë në Olimpiadë.