Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë
Në Prishtinë, u shënua Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, me një marsh të organizuar nga organizatat që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBTI. Marshit iu bashkangjitën edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, eurodeputetja Ulrike Lunacek, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, si dhe ambasadori britanik Ruairi O'Connell.