Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Në Prishtinë, përmes një marshi të organizuar u përkujtua Dita e Holokaustit, që shënon ditën kur forcat sovjetike e çliruan kampin Aushvic-Birkenau në vitin 1945. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë shqiptarë në Kosovë e Shqipëri strehuan dhe mbrojtën hebrenj.
Krahas studimeve një pjesë e madhe studentëve kosovarë, kohën e lirë e shpenzojnë në aktivitete të ndryshme sportive e rekreative, duke lexuar, por edhe në kinema e teatro. Megjithatë, shumica e tyre ankohen për mungesë hapësirash rekreative për ta.
Që nga 14 janari, sistemi arsimor i Kosovës është në grevë të përgjithshme. Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, për rubrikën e përjavshme VOX të Radios Evropa e Lirë, thonë se greva po i pengon ata në studimet e tyre.
Abdullah Mëziu nga fshati Morinë i komunës së Skenderajt, ka ndërtuar një sistem të thjeshtë me panele solare (diellore).
Të gjitha institucionet arsimore në Kosovë të hënën kanë nisur grevën e përgjithshme derisa si kërkesë kyçe është përmendur rritja e pagave në të gjitha nivelet arsimore.
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina konsiderohet si një nga qytetet më të populluara. Prishtina vazhdon të jetë qyteti më i frekuentuar nga qytetarët e Kosovës, por edhe më i preferuari për të rinjtë.
Studentët e Universitetit të Prishtinës përmes një proteste u kanë përsëritur kërkesën shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që t’i liberalizojnë vizat për qytetarët e Kosovës.
Për festat e fundvitit, sheshet kryesore në Prishtinë po mbretëron atmosferë festive. Dritat shumëngjyrëshe dhe dekorimet e ndryshme, janë atraksion për qytetarët e shumtë.
Me thirrjet “A është izolimi vlerë e Bashkimit Evropian?”, 95 studentë të Universitetit të Prishtinës kanë marshuar nga kampusi universitar deri te zyra e Bashkimit Evropian, në shenjë pakënaqësie për mos-liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ngritja e cilësisë së sistemit arsimor, përmirësimi i ambientit dhe mjedisit, lehtësimi i kritereve për bursa, perspektiva dhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve, janë vetëm disa nga nevojat reale, vlerësojnë disa të rinj.
Pas vendimit të Kuvendit, një ceremoni ku është prezantuar Forca e Sigurisë së Kosovës, është mbajtur në kazermën "Adem Jashari”, në Prishtinë. Aty, kanë marrë pjesë krerët më të lartë të shtetit të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar tri ligje, të cilat mundësojnë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.
Çështja për liberalizimin e vizave në zonën Schengen të Bashkimit Evropian për Kosovën, nuk është futur në agjendën e takimeve të dhjetorit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian.
Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn gjatë konferencës për media, tha se BE-ja ka qenë e befasuar dhe e zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të vendosur taksa ndaj importeve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Gjatë vizitës në Prishtinë, Hahn është takuar me krerët shtetëror
Deputetët e Listës Serbe po kërkojnë që të takohen me komisionerin për Zgjerim Johannes Hahn, i cili të hënën qëndron në Prishtinë. Ata i thanë Radios Evropa e Lirë se me të duan të bisedojnë për taksën prej 100 për qind që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj mallrave që importohen në Kosovë, e që ja
Të rinjtë nën moshën 30 vjeçare përbëjnë shumicën e popullsisë në Kosovë, por një pjesë e madhe e tyre vazhdon të jetë joaktive në organizata rinore. Pjesa tjetër, e angazhuar, duan të kontribuojnë për ambientin ku jetojnë, të drejtat e njeriut dhe aspekte humanitare.
Dita e Flamurit, 28 Nëntori, është vetëm një nga festat që mbushë sheshet e qyteteve të Kosovës me ngjyrat e flamurit, kuq e zi. Qytetarët thonë se kanë ndjenja e emocione të veçanta për këtë flamur, por nuk e fshehin që edhe flamuri shtetëror i Kosovës, i bën ata të ndihen krenar.
Panairi i promovimit të produkteve "Blej shqip" ka nisur edicionin e pestë në Prishtinë. Rreth 150 biznese nga Kosova dhe Shqipëria po u bëjnë thirrje qytetarëve që të përkrahin produktet e tyre. Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën prej 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.
Dhuna, qoftë fizike apo psikike është e papranueshme thonë të rinjtë në anketën e përjavshme VOX të Radios Evropa e Lirë. Ata theksojnë se janë në dijeni për raste e dhunës fizike që raportohet në media por, vetë thonë se nuk kanë hasur në raste të tilla.
Në rubrikën e përjavshme VOX të Radios Evropa e Lirë, të rinjtë i kemi pyetur se a e identifikojnë veten si nacionalistë apo patriotë. Shumë të rinj thonë se janë patriotë, e ka disa që shprehen se janë nacionalistë, e të tjerë nuk duan që të idenfikohen fare me këto dy terme.
Shfaq më shumë