Ndërlidhjet

Protestë e studentëve për liberalizimin e vizave


Protestë e studentëve për liberalizimin e vizave
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:39 0:00

Me thirrjet “A është izolimi vlerë e Bashkimit Evropian?”, 95 studentë të Universitetit të Prishtinës kanë marshuar nga kampusi universitar deri te zyra e Bashkimit Evropian, në shenjë pakënaqësie për mos-liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Kosova duhej të plotësonte 95 kritere nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave, andaj ata kishin zgjedhur që në mënyrë simbolike marshin përmes 95 studentëve, të cilët mbanin në duar edhe parullën, “Edhe sa kritere duhen”. Në vigjilje të festës së Krishtlindjes, studentët kanë dorëzuar pasaportat e improvizuara në një kuti duke thënë se ato janë dhuratë për Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Federica Mogherini. Në grilat rrethuese të zyrës së BE-së në Prishtinë, studentët kanë vendosur një hartë që tregon se Kosova është vendi i vetëm i izoluar në Evropë. Bashkimi Evropian, sipas studentëve, i ka bërë pasaportat e Kosovës të pavlera.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG