Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Ndotja e ajrit në disa qytete të Kosovës ka arritur në nivel të rrezikshmërisë për shëndetin e qytetarëve. Sipas të dhënave të institucioneve, me nivelin më të lartë të ndotjes së ajrit po përballet Prishtina, pasuar nga qyteti i Gjilanit, Mitrovica dhe Drenasi.
Në Kosovë, aktualisht ka një numër të madh të medieve dhe platformave të informimit. Por, sa janë të besueshme ato dhe çfarë efektesh kanë në opinion? Të rinjtë, në rubrikën e tyre të përjavshme, VOX në Radion Evropa e Lirë, shprehin mendime të ndryshme lidhur me këtë temë.
Hotel Grand, në qendër të Prishtinës, është një nga ndërmarrjet shoqërore në Kosovë të cilin, privatizimi vlerësohet se e ka degraduar. Krahasuar me të kaluarën, tani është pothuajse jashtë veprimtarisë për të cilën ishte destinuar në kohën kur u ndërtuar 40 vjet më parë, në vitin 1978.
Barazia gjinore është një problem i kahershëm në Kosovë. Të rinjtë shohin përparime por, besojnë se ende nuk ka barazi të plotë gjinore në shoqëri. Ata për rubrikën e përjavshme "VOX", thonë se barazia gjinore është njëra ndër vlerat themelore të zhvillimit demokratik të një shoqërie.
Në qytetin e Prizrenit mbi 1,000 persona aftësohen çdo vit në një qendër trajnuese, për të kryer punë të ndryshme. Kjo qendër menaxhohet nga Agjencia e Punësimit, që është në kuadër të Qeverisë së Kosovës. Punëkërkuesit të cilët kërkojnë trajnime janë nga mosha 18 deri në 35 vjeç.
Të rinjtë në Kosovë, që përbëjnë numrin më të madh të popullatës së përgjithshme, edhe pse të izoluar nga lëvizja e lirë, pa viza, ata porositin përfaqësuesit e Bashkimit Evropian se duhet të përfundojë ky proces, për shkak se nuk do të keqpërdoret.
Të rinjtë në Kosovë thonë se pa përmirësim të kushteve të punës dhe rritje të pagave në sektorin privat me theks në atë të ndërtimtarisë, bujqësisë dhe tregtisë nuk do të punonin për asnjë kompani.
Qytetarë të shumtë kanë pritur me orë të tëra në radhë, nga dita e hënë, kur ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e futbollit Kosova - Malta që do të zhvillohet të enjten. Federata e Futbollit të Kosovës ka dështuar të krijojë një sistem online për të lehtësuar qasjen në blerjen e biletave.