Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pranoi formalisht nominimin për mandatin e dytë. Fjalimi i tij në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, u përqendrua kryesisht në kritika të ashpra ndaj kundërshtarit demokrat, Joe Biden.
Fillimi i vitit shkollor në Kosovë është shtyrë për datën 14 shtator. Vendimin e ka bërë të ditur ministri i Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, Ramë Likaj, pas takimit me përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, përfaqësues të sindikatës së arsimit dhe ata të këshillit të prindërve.
Të paraburgosurit që janë mbajtur pas protestave antiqeveritare në Bjellorusi, i kanë përshkruar, siç thonë ata, rrahjet, poshtërimet dhe se si kanë qenë subjekt i kërcënimeve për përdhunim nga forcat e sigurisë. Protestat shpërthyen më 9 gusht, pasi presidenti Alyaksandr Lukashenka shpalli fitore.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se koronavirusi nuk shpërndahet përmes ushqimit. Një kompani në Izrael ka shpikur një lloj testimi të ri që mund të bëhet brenda një sekonde dhe do të kushtojë vetëm 25 centë.
Mungesa e interpretit të gjuhës së shenjave në mesazhet e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë për masat kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, ka lënë të painformuar rreth 10,000 persona që nuk dëgjojnë fare ose kanë vështirësi në dëgjim.
Pandemia ka goditur sektorin e transportit duke u shkaktuar shumë humbje kompanive që bëjnë bartjen e pushuesve kosovarë në bregdetin shqiptar dhe atë malazez. Një nga këto kompani është edhe Sharr Travel. Pronari i saj thotë se gjatë kohës së pandemisë ka humbur rreth një milion euro.
Shumë pronarë të kafiterive në gjithë Kosovën kanë mbyllur lokalet e tyre të hënën në mesditë në shenjë proteste
Qindra punëtorë të Telekomit të Kosovës kanë protestuar para Qeverisë dhe Kuvendit.
Banorët e Prishtinës do të mund të bëjnë testin serologjik për të parë nëse kanë qenë të infektuar me koronavirus.
Pas tre vjetëve të hapjes, restoranti Sonder i udhëhequr nga Agnesa Geca, po ballafaqohet me një situatë të rëndë, si pasojë e pandemisë COVID- 19.
Policë të Kosovës janë parë duke ndaluar shumë qytetarë në sheshet e Prishtinës dhe duke ju sugjeruar atyre mbajtjen e maskave. Që nga e hëna autoritetet e Kosovës kanë thënë se do të shtohen masat kundër pandemisë. Një vendim i tillë ka ardhur pas rritjes së numrit të të infektuarve dhe të vdekurv
Lumi Llap është shndërruar viteve të fundit në vendin ku banorët përreth tij derdhin mbeturinat dhe ujërat e zeza. Kosova njihet me numër të vogël të lumenjve, por ndotja e tyre është shumë e madhe.
Një infermiere në Kili ka gjetur një mënyrë interesante për t’i argëtuar pacientët e saj me Covid-19. Dy herë në javë ajo sapo të përfundoj punën merr violinën e saj dhe argëton pacientët më këngë të njohura latine.
Qeveria e Kosovës ka marr masa të reja për të ndaluar përhapjen e pandemisë pasi vendi ka shënuar numrin më të madh të fatalitetit dhe infektimeve në një ditë. Vetëm ditën e shtunë në Kosovë kanë vdekur 8 persona si dhe 178 të tjerë janë infektuar.
Rikthimi i koronavirusit në disa vende të Evropës ka bërë që shifrat e të infektuarve të rriten. Organizata Botërore e Shëndetësisë bën të ditur se ka mungesë të pajisjeve të oksigjenit. Ndërkohë, në Siri çmimet e ushqimeve janë rritur për 200 për qind.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se dyshimet e ngritura nga Zyra e Prokurorit Special, në kuadër të Dhomave të Specializuara, janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë.
Përderisa në botë është shënuar rekord i ri i rasteve të reja të të infektuarve me COVID-19, një ilaç lehtë i disponueshëm, që quhet deksametazon, ka treguar rezultate të mira sa i përket trajtimit të pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje të rëndë.
Qytetarët serbë të Kosovës janë duke votuar në zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Pritjet e tyre janë të ndryshme, për një të ardhme më të mirë, për paqe dhe qetësi, por ka edhe mjaft qytetarë skeptikë. Në Mitrovicë të Veriut dhe Graçanicë, shumica e serbëve lokalë kanë dalë në vendvotime me maska,
Mijëra aktivistë dhe simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje u mblodhën në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë për të shënuar 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës nga forcat serbe si dhe 15-vjetorin e krijimit të kësaj partie.
Shfaq më shumë