Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Me financim të Komunës së Prishtinës, 20 artistë të rinj kanë pikturuar piktura në rrugë të ndryshme të kryeqytetit. Përmes artit, artistët dëshirojnë t’i japin ngjyrë Prishtinës.
Mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje u mblodhën në sheshet e Prishtinës për të bërë “prova”se si të protestohet në kohë të pandemisë. Ata kanë paralajmëruar protesta, nëse Gjykata Kushtetuese nuk përkrah idenë e tyre për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.
Në kohë pandemie, kur të gjithë njerëzit janë duke treguar kujdes të shtuar, një vajzë nga Prishtina nuk ka lënë anash edhe kujdesin për qentë endacakë në lagjen e saj.
Një grup i besimtarëve myslimanë janë falur në një shesh të Prishtinës si shenjë proteste për moshapjen e xhamive. Xhamitë ende mbesin të mbyllura si masë për t’u mbrojtur nga përhapja e sëmundjes COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi.
Për më shumë se dy muaj, një i ri sirian është duke qëndruar në një spital në Prishtinë. Ai pësoi lëndime në këmbë në momentin kur hyri në Kosovë. Dëshira e tij është të vazhdojë rrugëtimin për në vendet e Evropës Perëndimore.
Hedije Hoti nga Suhareka është kryeinfermiere në një spital në Londër. Dy muajt e fundit, ajo vazhdimisht ka ndihmuar pacientët me COVID-19.
Shumë shtete në botë kanë filluar t’i lehtësojnë masat e izolimit ndërkohë që ilaçi Remdesivir në SHBA po jep efekte premtuese në shërimin e personave të prekur me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
Më shumë se gjysma e botës tani është duke jetuar me kufizime, për shkak të masave për frenimin e koronavirusit. Tentimet fillestare për një ilaç premtues dhanë rezultate zhgënjyese, ndërsa testimet e para në njerëz për gjetjen e një vaksine të mundshme nisën në Evropë, në Mbretërinë e Bashkuar.
Një vajzë me sindromën Down nga Mitrovica, tregon për aktivitetet e saj gjatë izolimit në shtëpi, si pasojë e përhapjes së koronavirusit.
Tenori italian, Andrea Bocelli, ka kënduar në ambientin e katedrales së zbrazët Duomo në Milano, për nder të Festës së Pashkëve.
Në fondacionin BONEVET në Kosovë, të rinjtë janë duke prodhuar maska 3D për mbrojtje nga koronavirusi. Këto maska do t’iu shpërndahen punëtorëve shëndetësorë.
Përhapja e koronavirusit në Kosovë ka ndryshuar përditshmërinë e secilit qytetar. Njëjtë ka ndodhur edhe me notaren nga Prishtina, Rita Zeqiri, e cila në vitin 2016 ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Rio, Brazil.
Aleksandër Nilaj, themelues i një organizate joqeveritare në SHBA, bën shpërndarjen dhe dërgimin e qindra pakove ushqimore në Nju Jork për njerëzit që kanë mbetur pa para, si pasojë e krizës që ka shkaktuar sëmundja COVID-19.
Tenori kosovar Ramë Lahaj së bashku me sopranon Inva Mula kanë kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi gjatë pandemisë. Këtë e kanë bërë përmes këngës.
Infermierët dhe mjekët që po përballen me pacientët e infektuar me koronavirus, kanë nevojë për doreza, maska, mantele dhe mburoja të fytyrës për t’u mbrojtur nga infektimi. Por, mungesa globale e pajisjeve për mbrojtje për punëtorët shëndetësorë është një rrezik i madh.
Një banor i qytetit Mançester në Mbretërinë e Bashkuar ka argëtuar fëmijët që po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi për shkak të masave që Qeveria britanike ka marrë për mospërhapjen e koronavirusit.
Qeveria e Kosovës ka hequr tarifën 100 për qind me Serbinë dhe e ka zëvendësuar atë me reciprocitet. Dogana tashmë ka filluar t’i zbatojë vendimet e reja.
Mungesa e miellit në treg ka bërë që të rritet puna në një mulli që bluan vetëm misër. Banorë të rajonit të Hasit të Prizrenit, presin në radhë për të bluar misrin në këtë mulli të vjetër 500 vjet.
Nju Jorku është vendi më i goditur nga koronavirusi i ri në SHBA. Këto janë disa pamje të rrugëve të zbrazëta. (Reuters)
Shumë qytetarë në Prishtinë kanë protestuar nëpër ballkone me anë të krijimit të zhurmave , në kundërshtim të mbajtjes së seancës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Shfaq më shumë