Të shurdhrit në Kosovë, të painformuar për masat kundër COVID-19
Mungesa e interpretit të gjuhës së shenjave në mesazhet e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë për masat kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, ka lënë të painformuar rreth 10,000 persona që nuk dëgjojnë fare ose kanë vështirësi në dëgjim. Shoqata Kosovare e të Shurdhërve është angazhuar që të realizojë video-informuese për këta persona.
Facebook Forum