Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Në Deçan, 90 kilometra nga Prishtina, qytetarët ndezën qirinj për të nderuar viktimat e sulmit me armë zjarri ndaj një autobusi që po udhëtonte në fshatin Gllogjan më 26 nëntor. Nga ky sulm mbetën të vdekur dy nxënës dhe shoferi i autobusit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se po i analizojnë shkaqet për rezultatin e zgjedhjeve lokale për Lëvizjen Vetëvendosje që e ka quajtur “të pakënaqshëm”.
Sinan Korllak, një 18-vjeçar nga Prizreni, për herë të parë ka votuar në rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës. Sinani thotë se rinia në këtë qytet nuk gëzon përkrahje, derisa kërkon nga kryetari i ri i komunës ngritje të nivelit të arsimit, si dhe fuqizim të rolit të rinisë.
Partitë më të mëdha politike në Kosovë kanë vazhduar t’i shkelin masat kundër COVID-19 gjatë fushatës zgjedhore për balotazh në 21 komuna të vendit. Dënimet e pakta ose fare, kanë inkurajuar partitë që të organizojnë tubime edhe më të mëdha qëkur filloi fushata më 8 nëntor.
Ndonëse u shkollua për mjekësi, dashuria e madhe për kujdesin ndaj fëmijëve bëri që Sadete Hajrizi t’ua kushtojë afër 18 vjet të jetës së saj fëmijëve pa përkujdesje prindërore. Ajo tani është një SOS-nënë dhe jeton me pesë fëmijë që i konsideron familje.
Të premten në Prishtinë ekipet mobile kanë nisur vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19. Një praktikë e këtillë do të fillojë së shpejti edhe në komuna të tjera të Kosovës. Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.
Komuna e Kllokotit është një prej dhjetë komunave të banuara me shumicë serbe në Kosovë. Kllokoti është e vetmja komunë me shumicë serbe, ku Lista Serbe nuk fitoi në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. Kjo parti, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, fitoi pa problem në nëntë komuna të tjera të banuara me shumicë serbe. Siç thanë disa prej banorëve të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, në raundin e balotazhit ata do të votojnë për kushte më të mira të jetesës. Qytetarët thanë se banorët e kësaj komune po detyrohen të largohen nga ky vendbanim, jo për shkak të problemeve politike, por për shkak të problemeve ekonomike.
Qytetarët në Prishtinë dhe në Veri të Mitrovicës kanë pritje të ndryshme nga zgjedhjet lokale, të cilat mbahen të dielën. Në Prishtinë ata presin ndërtimin e shkollave e çerdheve të reja, kurse në veri thonë se duan të mbesin, siç thonë ata, në trojet e tyre.
Pjesëtarë të Listës Serbe u janë drejtuar bashkërisht kutive të votimit, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Kjo njëherësh është partia e vetme serbe e Kosovës, e cila në të gjitha zgjedhjet merr pjesë me mbështetjen e Beogradit zyrtar.Në mesin e grupit janë parë punonjës të institucioneve që financo
Rrjeti i Grave të Kosovës ka angazhuar dhjetëra vullnetarë në 20 komuna të ndryshme të Kosovës, të cilët për pesë ditë me radhë u kanë bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet lokale të së dielës, të votojnë për sa më shumë gra, të cilat janë në listat për asamble komunale.
Policë e qytetarë janë lënduar ndërsa gazetarë shqiptarë e serbë kanë qenë cak i sulmeve gjatë një proteste të serbëve lokalë ndaj aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, që është zhvilluar më 13 tetor në disa qytete të Kosovës. Tetë persona janë arrestuar ndërsa dhjetë të tjerë janë në kërkim.
Në Mitrovicë të Veriut kamionët u vendosën në një prej rrugëve që e lidh këtë komunë me komunën jugore. Qytetarët më 13 tetor kundërshtuan një aksion të Policisë dhe Doganës së Kosovës kundër kontrabandës. Autoritetet njoftuan për të lënduar dhe të arrestuar.
Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi masën prej 30 ditësh paraburgim për pesë personat e arrestuar për vepra që ndërlidhen me terrorizëm. Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, ata akuzohen “për përgatitjen e sulmeve terroriste”.
Studentë që kanë studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar të mbledhin ndihma për afganët, të cilët janë strehuar në Kosovë. Organizimi po bëhet nga Kosova United States Alumni (KUSA), një organizatë joqeveritare, e të diplomuarve nga Kosova në Shtetet e Bashkuara, e cila është themeluar në vitin 2007 me ndihmën e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, dhe aktualisht numëron mbi 1.500 anëtarë.
Mijëra kilogramë të rrobave të përdorura në Pejë janë vënë në përdorim të sërishëm, përmes një projekti që po synon të zvogëlojë mbeturinat e tekstilit. Nga ky projekt po përfitojnë edhe nxënësit kreatorë në Pejë, të cilët po punojnë me rrobat e mbledhura.
Në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 4 tetor nisi zbatimi i marrëveshjes për targat e automjeteve. Shoferët e të dyja vendeve kanë vendosur letrat ngjitëse duke mbuluar simbolet e shteteve përkatëse.
Në pikat kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë ka filluar të zbatohet marrëveshja për targat, e cila u nënshkrua më 30 shtator në Bruksel. Shoferët e të dyja shteteve, po vendosin letrat ngjitëse në targat e automjeteve që kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.
Për ta shmangur ndotjen nga vaji i përdorur i gatimit, një kompani në Kosovë po e blen atë nga gastronomët, dhe po e eksporton jashtë vendit, ku ai riciklohet dhe shndërrohet në biodizel.
Disa kamionë po vazhdojnë të bllokojnë rrugën drejt pikës kufitare Kosovë-Serbi në Bërnjak. Njësitë speciale të Policisë së Kosovës qëndruan afër kufirit të enjten, derisa nga BE-ja njoftoi se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje sa i përket targave. Policia dhe bllokadat pritet të tërhiqen n
Në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja për luftimin e pandemisë së koronavirusit. Që nga 27 shtatori, për të hyrë në lokalet e gastronomisë ose qendrat tregtare duhet dëshmia e vaksinimit ose testi negativ për COVID-19. Masat do të jenë në fuqi për dy javë.
Shfaq më shumë