Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Është bërë një javë nga bllokimi i rrugëve që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Të dielën, më 26 shtator, dy avionë të ushtrisë së Serbisë janë afruar shumë pranë kufirit me Kosovën, në Jarinjë.
Tashmë janë bërë tre muaj që kur nuk janë larguar mbetjet patologjike nga klinikat e qendrës kryesore spitalore të Kosovës. Radio Evropa e Lirë ka raportuar para një jave për frigoriferë të mbushur me placenta në Klinikën e Gjinekologjisë, mirëpo asgjë deri më tash nuk ka ndryshuar.
Për shkak të bllokimit të rrugëve që shpijnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, disa qytetarë serbë janë detyruar të ecin në këmbë disa kilometra që të kalojnë kufirin për në Serbi. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje protestuesve që të largohen dhe të lirojnë rrugët.
Duke filluar nga e hëna, 20 shtator, të gjithë shoferët nga Serbia që hyjnë në Kosovë, duhet ta heqin ose ta fshehin çdo regjistrim dhe të vendosin një regjistrim të përkohshëm prej letre që vlen dy muaj dhe kushton pesë euro.
Në të gjitha vendkalimet kufitare me Serbinë ka filluar reciprociteti për targat e veturave. Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Merdar, më 20 shtator i detyroi shoferët nga Serbia ta heqin ose ta fshehin çdo regjistrim dhe të vendosin një regjistrim të përkohshëm prej letre që vlen dy muaj.
Shumë të rinj nga qyteti i Gjilanit janë drejtuar në qendrën e vaksinimit. Radio Evropa e Lirë ka vizituar qendrën e vaksinimit në këtë qytet dhe të rinjtë thonë se po vaksinohen për të mbrojtur familjen dhe veten nga koronavirusi.
Në Hagë ka filluar gjykimi i parë në Dhomat e Specializuara për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjykimi nisi ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa i cili po akuzohet për vrasje dhe torturë gjatë luftës.
Shumica e pacientëve me COVID-19 të hospitalizuar në Spitalin e Gjilanit janë të pavaksinuar. Mjekët thonë se ata kanë treguar simptoma të rënda të sëmundjes dhe disa prej tyre kanë përfunduar me vdekje. Brenda në spital qëndrojnë edhe shumë familjarë.
Një i ri nga Kosova është duke e zhvilluar një aplikacion që do të ndihmojë në shkrimin e drejtë të gjuhës shqipe. Aplikacioni synon largimin e gabimeve drejtshkrimore dhe përdorimin e fjalëve shqipe në vend të atyre të huaja.
Shumë qytetarë në rrugët e Prishtinës vazhdojnë të lëvizin pa maska përkundër hyrjes në fuqi të masave të reja kundër COVID-19. Policët janë shtuar në rrugë duke sugjeruar qytetarët të vendosin maska si dhe në disa raste edhe duke shqiptuar dënime.
Disa ditë para ardhjes së muzikantit, Goran Bregoviq në Festën e Birrës në Korçë, posterët me fytyrën e tij janë bërë me ngjyrë të zezë në disa rrugë të Tiranës në Shqipëri. Ende nuk dihet se kush i dëmtojë këta posterë, por debati për dhe kundër pjesëmarrjes së tij në këtë festë vazhdon.
Qeveria e Shqipërisë është shprehur e gatshme të presë disa qindra afganë. Një pjesë e tyre pritet të vendosen në lagjen Qyteti Studenti në Tiranë dhe një pjesë tjetër në Durrës. Përveç Shqipërisë, një pjesë e punëtorëve afganë, që kanë punuar me forcat e huaja, do të shkojnë edhe në Kosovë.
Publiku i festivalit "Dokufest" në Prizren pati mundësinë të shohë disa fotografi të papara më parë të aktorit Bekim Fehmiu, që u nxorën nga arkivi në Shqipëri. Nga Shqipëria u sollën edhe pamje të rralla të kohës së komunizmit.
Një raport i Kombeve të Bashkuara ka dhënë detaje të frikshme lidhur me ndryshimet klimatike që po shkaktohen si pasojë e ndotjes nga njerëzit. Dekada e kaluar ishte më e nxehta në 125,000 vjetët e fundit.
Dukagjin Berisha nga Gjakova ka nisur një biznes të vogël para dy vjetësh. Ai riciklon qelqin duke e shndërruar në produkte të ndryshme përfshirë kubëza, pllaka trotuaresh dhe tavolina. Këtë ide thotë se e nisi nga dashuria për mjedisin.
Disa fshatra të Suharekës janë duke u përballur me zjarret që ka përfshirë malet afër shtëpive të tyre. Më të rrezikuara janë fshatrat Bukosh, Krushicë e Vraniq. Zjarret kanë shkaktuar dëme edhe në pjesë të tjera të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës përmes një rezolute ka dënuar gjenocidin që ndodhi 26 vjet më parë në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës.
Dhjetëra romë dhe përfaqësues të shoqërisë civilë kanë protestuar të martën në Prishtinë para Ambasadës së Çekisë ku kanë kërkuar drejtësi pas vdekjes së një romi në Çeki në muajin qershor, një polic i vendosi gjurin në qafë për disa minuta. Stanislav Tomash vdiq më vonë derisa po mjekohej.
Kampionati i futbollit “Euro 2020” po shkon kah fundi. Dashamirët e futbollit në Prishtinë po i ndjekin me interesim takimet aktuale, që qojnë kombëtaret fituese në gjysmëfinalen e kësaj gare. Favoritet drejt finales, sipas tyre janë të ndryshëm, ndërkohë shprehin dashamirësi edhe për ekipet që tash
Gjatë luftës së fundit në Kosovë në vitet 1998-99, u vranë mbi 1 mijë fëmijë. Shumë prej tyre u vranë dhe u gjymtuan edhe pas mbarimit të luftës, kryesisht nga minat dhe mjetet tjera shpërthyese. Të premten, më 4 qershor, shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima të Agresionit.
Shfaq më shumë