Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer tha të martën se nuk i takon vendit të tij dhe as BE-së që të gjejnë kompromis për një zgjidhje finale mes Kosovës dhe Serbisë, por kjo i takon Prishtinës dhe Beogradit.
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka protestuar të martën para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar heqjen e masave kufizuese për luftim të koronavirusit. Kryetari i kësaj shoqate, Petriti Kllokoqi ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka ende asnjë plan për hapjen e sezonës së verës.
Me moton “Traumë, Jo Lojë”, nxënësit e tri shkollave të mesme në Prishtinë, marshuan në sheshin kryesor të kryeqytetit, kundër ngacmimeve seksuale. Ky marsh u mbajt pas një rasti të sulmit seksual ndaj një vajze të mitur në Prishtinë, që u raportua se ka ndodhur në muajin prill.
Dhjetëra përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar siguri më të madhe për vajzat në shkolla. Protestuesit kërkuan futjen e lëndës së Edukatës seksuale në planprogramin arsimor, ambiente të sigurta për nxënësit, dhe angazhimin e punëtorëve socialë dhe të
Dhjetëra kosovarë kanë marshuar në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, në përkrahje të palestinezëve. Një konflikt i ri mes militantëve palestinezë dhe ushtrisë së Izraelit, ka hyrë në ditën e pestë dhe tashmë ka frikë se mund të fillojë një luftë e re.
Policia e Kosovës ka intervenuar në sallën “1 Tetori” në Prishtinë për të venë rend pasi u mblodhën qindra qytetarë që duan të vaksinohen kundër COVID-19.
Millosh Stojanoviq dhe Jeton Morina që shumë vjet punojnë së bashku në prodhimin e tullave nga argjila e pjekur, në fabrikën Brickos që gjendet në Komunën e Kamenicës. Në këtë fabrikë, puna dhe produktiviteti janë më të rëndësishme se politika e etnia.
Pranë sallës “1 Tetori” në Prishtinë janë parë njerëz duke pritur për t’u vaksinuar kundër koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më 12 maj nis vaksinimi i personave mbi 65 vjeç. Kosova ka nisur imunizimin kundër COVID-19 në fund të marsit.
Kosova ka rinisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 4,680 vaksinave si donacion nga Bashkimi Evropian. Kosova ende nuk ka mundur të blejë ndonjë vaksinë dhe deri tash si ndihmë ka pranuar rreth 29,000 vaksina.
Ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë prej tërmetit të fuqishëm prej 6.3 shkallësh të Rihterit, që goditi disa rajone të Shqipërisë. Nga tërmeti i 26 nëntorit, 2019, humbën jetën 51 persona dhe u lënduan 900 të tjerë.
Partia Socialiste në Tiranë ka shpallur fitore në zgjedhjet e 25 prillit. Udhëheqësi i saj, njëherësh kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se dëshiron të jetë kryeministër, për një mandat të tretë, i të gjithë shqiptarëve në këtë vend.
Mijëra qytetarë shqiptarë kanë votuar për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Deri në orën 11.00 kanë votuar 20.81 për qind e numrit të përgjithshëm të votueseve. Qytetarët e anketuar, thanë për REL se ata presin që zgjedhjet të sjellin ndryshim në jetën e tyre.
Në Shqipëri ka nisur votimi i qytetarëve për zgjedhjet parlamentare. Qendrat e votimit në mbarë vendin janë hapur rreth orës 7.00. Në orët e mëngjesit nuk është raportuar për ndonjë incident. Votimi do të mbyllet në ora 19.00. Të drejt vote kanë rreth 3.6 milionë qytetarë.
Rreth 3.6 milionë shqiptarë më të drejtë vote në Shqipëri do t’u drejtohen kutive të votimit të dielën, më 25 prill. Fushata elektorale u shoqërua me tensione, që u karakterizuan me dy incidente të armatosura.
Mëhalla e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut është një vend jetese dhe takimi për shumë komunitete etnike në Kosovë. Gjatë agjërimit për Ramazan dhe Pashkë, shumë prej tyre mund t’i shihni duke pritur në radhë përpara Furrës Teki.
Në Kosovë, të enjten ka filluar vaksinimi i personave mbi moshën 85-vjeçare. Me vetëm 24,000 vaksina deri tash në dispozicion, Kosova është vendi që ka vaksinuar më së paku banorë në Evropë.
Shumë qytetarë të moshës së tretë kanë shpresuar se do të vaksinohen të martën, më 30 mars, në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Por, ata u detyruan të kthehen mbrapsht.
Kosova ka marr 24.000 dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 programi COVAX. Personeli shëndetësor, personat mbi 80 vjeç si dhe ata me sëmundje kronike do të vaksinohen të parët.
Në mënyrë solemne, Avdullah Hoti më 23 mars ia dorëzoi detyrën kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurtit. Në një takim të shkurtër në kryeministri, Hoti ia dorëzojë Kurtit edhe dosjen e punëve të cilat i ka bërë sa ishte në qeveri. Por, çfarë kërkoi Albin Kurti në ditën e parë të tij të punës?
Me ceremoni shtetërore, kryeministri i deritanishëm i Kosovës, Avdullah Hoti ia dorëzoi detyrën, kryeministrit të ri, Albin Kurti. Qeveria Kurti u zgjodh nga Kuvendi i Kosovës, më 22 mars.
Shfaq më shumë