Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Me 67 vota për dhe 30 kundër, më 22 mars u zgjodh qeveria e re e udhëhequr nga Albin Kurti. Ekzekutivi i ri ka 15 minsitri dhe tre zëvendëskryeministra.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka propozuar emrat e kabinetit qeverisës. Kurti tha se drejtësia, shëndetësia e arsimi kanë nevojë për reforma, por se sfida kryesore është pandemia e koronavirusit.
Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, është zgjedhur kryetar i legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës. Për të votuan 69 deputetë dhe 33 ishin kundër, derisa nuk kishte asnjë abstenim.
Në shenjë proteste për mossubvencionimin nga Qeveria në detyrë e Kosovës, shumë kompani të autobusëve kanë protestuar të premten në Prishtinë. Derisa të mërkurën, Shoqata e transportit rrugor të udhëtarëve, ka ndalur qarkullimin e autobusëve.
Dhjetëra gra kanë ndezur qirinj afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të kujtuar Sebahate Morinën, 42-vjeçare, e cila dyshohet se është vrarë nga ish-burri më 14 mars në Prishtinë.
Më 13 mars, 2020, u identifikuan dy rastet e para të infektimit me COVID-19 në Kosovë. Përveç se ditët në vijim u vendosën masa izolimi, rastet e infektimit dhe të vdekjeve filluan të shtohen. Tani kur është bërë një vit prej se kosovarët po përballen me COVID-19, këto janë pesë gjërat më të rëndësi
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të nisen në misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit. Numri simbolik i ushtarëve nga Kosova do të shkojnë në Kuvajt, si pjesë e Gardës Kombëtare të Ajovas.
Ka tetë vjet që Salie Gajtani Osmankaq po pret që organet e gjyqësisë të japin një epilog lidhur me padinë e saj. Ajo ka paditur ekipin që ka udhëhequr procesin e lindjes së fëmijës së saj të tretë, pasi sipas saj, me veprimet e tyre, doktorët e sollën në prag të vdekjes.
Me moton "Demokracia ka dështuar", përfaqësuesit e partive politike të komunitetet joshumicë kanë mbajtur një marsh protestues në Prishtinë. Ata kërkuan respektimin e drejtave të garantuara me Kushtetutën e Kosovës.
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak tha se marrëveshja gjithëpërfshirëse mund të arrihet nëse palët kanë vullnet. Lajçak u takua me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, e cila tha se duhet që dialogu Kosovë-Serbi të ketë qasje të re.
Qentë endacakë vazhdojnë të jenë një ndër problemet e përhershme, me të cilat përballet Prishtina, por edhe qytetet e tjera në Kosovë. Autoritetet qendrore dhe lokale kanë shpenzuar miliona euro për këtë problem, por ende çështja e trajtimit të qenve endacakë nuk është zgjidhur.
Ende nuk ka datë se kur mund të shpallen rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit, por pritjet janë që ato të shpallen brenda dy javësh. Zgjedhjet e vitit 2019 mund të mos jenë model për shkak të rinumërimit të 82% të votave, proces që pati marrë mbi gjashtë javë kohë për shpalljen e rezultateve.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente nga lista e kësaj partie, Vjosa Osmani premtuam një qeveri që do të fokusohet në drejtësi dhe krijimin e vendeve të punës. Kurti u zotua që qeveria e tij nuk do t’i hakmerret askujt.
Të prirë nga zyrtarë të partisë Lista Serbe, serbët në veri të Kosovës dhe këtë vit kanë shkuar të votojnë në mënyrë të organizuar në zgjedhjet parlamentare. Këto janë zgjedhjet e para në veri që nuk organizohen me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Qytetarët, me të cilët ka biseduar REL thonë se nuk i kanë lexuar shumë programet e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Por, ata shprehen të gatshëm për të votuar.
Partitë politike po përmbyllin fushatën zgjedhore, gjatë së cilës organizuan mitingje masive, pa i respektuar masat kundër COVID-19. Policia ka qëndruar indiferente në shumicën prej këtyre tubimeve.
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti thotë për Radion Evropa e Lirë se partia e tij nuk ka vija të kuqe për asnjë parti.
Arbnora Fejza-Idrizi është duke tentuar të thyejë edhe një rekord Guinness me punimet e saj me letër, me teknikën origami. Ajo ka realizuar në Skenderaj, flamurin e Kosovës, të madh mbi 1,200 metra katrorë. Aktualisht rekordi mbahet nga një shkollë në Mongoli.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj premtoi rritje pagash, e plan prej 1 miliard eurosh për rimëkëmbje ekonomike.
Qindra të burgosur punojnë punë të ndryshme brenda burgjeve të Kosovës. Në burgun e Dubravës, të burgosurit kanë punuar disa tavolina dhe karrige, të cilat i janë dhuruar organizatës “Down Syndrome Kosova”.
Shfaq më shumë