Bekim Bislimi është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Një incident tjetër ka ndodhur të hënën në mbrëmje në fshatin Serbobran të Istogut, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kioske të një serbi të këtij fshati, konfirmon Policia e Kosovës.
Në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, me 7 dhjetor, në fshatin Gorazhdec të komunës së Pejës, fshat ky i banuar me shumicë serbe, ka ndodhur një incident me armë zjarri.
"Nuk ka zgjidhje të ndërmjetme, përveç anulimit të marrëveshjeve për Asociacionin e komunave dhe demarkacionit me Malin e Zi" , thotë në intervistën për REL, Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, vlerësojnë se ngjarjet në Kuvendin e Kosovës po tregojnë një kulmim të tensioneve ndërmjet pushtetit dhe opozitës.
Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë vlerësojnë se kriza politike në vend është më e madhja që nga viti 1999. Ata thonë se pozita dhe opozita, kanë qasje destruktive ndaj bllokimit të punës në Kuvendin e Kosovës.
Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë organizuar të shtunën, siç e kanë quajtur ato, manifestimin paqësor, me moton “Manifestojmë për Republikën”.
Samiti në Zagreb, ku ishte i pranishëm zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, vërteton interesimin e shtuar të SHBA-ve dhe BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor, vlerësojnë njohësit politik në vend dhe rajon.
Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Isa Mustafa, janë të gatshëm të pranojnë dhe zbatojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e parimeve të marrëveshjeve me Serbinë.
Njohësit e rrethanave të sigurisë vlerësojnë se ka pasur mangësi në menaxhimin të sigurisë së qytetarëve gjatë protestës, si dhe tejkalim të autorizimeve për përdorimin e forcës nga ana e policisë.
Arrestimi i disa deputetëve opozitarë nuk do të jetë zgjidhje për situatën politike në Kosovë, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.
Përplasjet në Kuvendin e Kosovës, kanë evoluuar me elemente të reja që po futen në përdorim të dhunës, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike dhe parlamentare në Kosovë.
Para objektit të Kuvendit të Kosovës, protestuesit kanë hedhur gurë dhe gaz lotsjellës në drejtim të policisë.
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për pjesëmarrje në grupe terroriste, ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, i cili ka theksuar se janë shtuar masat e sigurisë në vend.
Në rubrikën e përjavshme "Fokus" të Radios Evropa e Lirë, zyrtarët e të dy qeverive, të Kosovës dhe të Serbisë, thonë se janë të gatshëm për vazhdimin e dialogut, por polemizojnë me situatën e krijuar së fundmi.
Serbia në UNESCO ka mbajtur qëndrim anti-perëndimor dhe kjo është çështje që duhet ta preokupojë Bashkimin Evropian, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, përgjegjës për dialogun me Serbinë në Bruksel.
Konferenca e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë [UNESCO], nuk ka votuar të hënën për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.
Lobimi për pranimin e Kosovës në UNESCO, po vazhdon edhe kur ka mbetur një ditë para se Konferenca e përgjithshme e kësaj organizate të votojë për këtë çështje, thonë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Në Kosovë mbretëron një kulturë e mosndëshkimit dhe gati se askush nuk mbahet përgjegjës dhe llogaridhënës, ka thënë ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell.
Kosova po bën fushatë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ndërkohë që Serbia, po ashtu ka intensifikuar fushatën e saj kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, ku janë përfshirë edhe ministrat e Serbisë.
Shfaq më shumë