Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Autoritetet në Prishtinë thonë se sundimi i ligjit dhe rendit në Kosovë do të vazhdojë të mbetet një prej sfidave më të mëdha të Kosovës, edhe pas procesit të liberalizimit të vizave. Ata thonë se e kanë ngritur nivelin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Mekanizmat e sigurisë në Kosovë thonë se në vend janë funksionale predikimet fetare në shtëpi private dhe kjo e shton shqetësimin për mundësinë e predikimit radikal të fesë. Më pak se 110 shtetas të Kosovës, thonë autoritetet e sigurisë, janë sot pjesë të organizatave ekstremiste në Siri.
Përfaqësuesit e banorëve të brezit kufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe partitë politike opozitare, vazhdojnë t'ju bëjnë thirrje autoriteteve të vendit që të gjejnë një zgjidhje tjetër për shënjimin e vijës kufitare me shtetin fqinj.
Zyrtarë të partive politike që udhëheqin me koalicionin qeverisës, PDK-LDK, kohëve të fundit kanë shkëmbyer kritika për punën në institucione. Ata akuzojnë njëri-tjetrin duke thënë se me raste nuk po respektohet marrëveshja e koalicionit.
Institucionet e Kosovës po përgatisin një strategji për rehabilitimin dhe integrimin e personave të cilët kanë qenë pjesë e luftërave në Siri dhe Irak, përkrah organizatës tashmë të shpallur si terroriste, që veten e quan Shteti Islamik.
Pas pranimit të Kosovës në disa mekanizma sportiv ndërkombëtar, të rinjtë në Prishtinë, konsiderojnë se gjeneratat e reja do të kenë mundësi që talentin e tyre që kanë për futboll ta tregojnë jo vetëm në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njeriu që e nisi i pari nga Kosova dialogun politik me Serbinë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, beson se vetëm përmes bisedimeve mund të promovohet paqja dhe bashkëpunimi në rajon.
Qeveria e Kosovës nuk e ka proceduar ende Projektligjin për ratifikm të Demarkacionit. Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka ftuar sërish opozitën që paraprakisht të ulen dhe të gjejnë një pajtim para se Kuvendi të procedojë ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.
Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë vendim se kur do ta procedojë për ratifikim në Kuvend, marrëveshjen me Malin e Zi për Demarkacionin e kufirit. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, thanë për Radion Evropa e Lirë se kjo do të ndodh shumë shpejt.
Udhëheqësit e sportit të Kosovës dhe ata të institucioneve, thonë se fushata e Serbisë kundër ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës, në veçanti të futbollit, nuk do të mund të ketë ndikim dhe nuk do ta kthejë procesin e anëtarësimit të vendit në UEFA.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, tha të enjten në Prishtinë se zbatimi i marrëveshjeve në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për vazhdimin e bisedimeve mes dy vendeve.
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës si dhe qytetarët, kanë mirëpritur propozimin e KomisionitEvropian drejtuar Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Pas pranimit në Federatën Evropiane të Futbollit - UEFA, Kosova pret që të mërkurën të marrë një lajm tjetër të mirë, kësaj radhe nga Komisioni Evropian që ka të bëjë me rekomandimin për liberalizimin e vizave.
Kosova pret që nga 3 maji të jetë anëtare e Federatës Evropiane të Futbollit që njihet shkurt si UEFA. Ky optimizëm, është shprehur pas takimit që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, zhvilloi me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve në sheshin "Nëna Terezë" në Prishtinë, një numër simbolik i disa qytetarëve, kryesisht të rinj protestuan. Kurse në parkun "Gërmia" ishte një atmosferë krejt ndryshe, e cila më shumë i ngjante asaj festive.
Derisa në sheshin "Nëna Terezë" në Prishtinë, një numër simbolik i punëtorëve protestuan për të drejtat e tyre në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, në parkun "Gërmia" ishte një atmosferë krejt ndryshe, e cila më shumë i ngjante asaj festive.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që ish-deputetit nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës, Azem Syla, t'i shqiptohet masa e paraburgim prej 30 ditësh. Vendimin e Gjykatës, pala mbrojtëse e ka cilësuar të padrejtë dhe të ndikuar politikisht.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar seancën e radhës më 28 prill, por as kësaj radhe në rend të ditës nuk është paraparë çështja e ratifikimit të marrëveshjes me Malin e Zi, për demarkacionin e kufirit.
Me vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, është aplikuar masa e ndalesës për dy ministra serbë, të Mbrojtjes dhe të Brendshëm. Ky vendim vjen pas keqpërdorimeve të vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë.
Falja e xhumasë, konsiderohet si një nga obligimet e domosdoshme fetare për besimtarët myslimanë. Një interesim i shtuar për kryerjen e ritualeve fetare vërehet edhe në Prishtinë. Por, ajo që bie në sy është falja e namazit në rrugë.
Shfaq më shumë