Arton Konushevci është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Pak ditë përpara mbajtjes së debatit për demarkacionin, në një tryezë të rrumbullakët, përfaqësuesit politikë të Kosovës, të atyre për dhe kundër procesit, kanë rritur tensionet. Për analistët politikë, fjalori fyes dhe gjuha degraduese ndërmjet pushtetit dhe opozitës, janë shembulli më i keq që mund të shpërfaqet para qytetarëve.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka akuzuar opozitën se po e bllokon lëvizjen e lirë pa viza të qytetarëve të Kosovës, duke bllokuar çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Por, opozita thotë se nuk është kundër demarkacionit, e as lëvizjes së lirë, por kundër humbjes së territorit.
Gjykata Speciale për Kosovën mund të nis punën me një marrëveshje të përkohshme për selinë, deri në miratimin e Marrëveshjes me Kosovën nga Parlamenti i Holandës, i ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë ambasadorja holandeze në Prishtinë, Gerrie Willems.
Ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, i tha Radios Evropa Lirë se “është koha që Serbia ta nxjerr Kosovën nga preambula e Kushtetutë së saj”. Ajo tha se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës dhe vlerësoi se “në fund të procesit të dialogut do të ndodh njohja reciproke ndërmjet dy vendeve”.
Armët në posedim të paligjshëm nga ana e qytetarëve, e të cilat qarkullojnë në Kosovë, thuhet se janë shkaktarët kryesorë për pjesën dërmuese të vrasjeve dhe të një sërë krimesh që kanë ndodhur.
Përkulja e presidentit Thaçi përpara një memoriali të viktimave civile serbe, në Grackë të Vjetër të Lipjanit, është vlerësuar si veprim politik, dhe njëkohësisht edhe si gjest pajtimi. Megjithëkëtë, i njëjti gjest është parë edhe si veprim i panevojshëm në një memorial që “paragjykon shqiptarët si vrasës”.
Shumë mërgimtarë nga Kosova që jetojnë në vende të ndryshme të botës, tashmë kanë nisur pushime në vendlindje. Në ditët e verës edhe institucionet e vendit kanë menduar t’i presin për të trajtuar kërkesat e tyre.
Shkollat e financuara nga Turqia në Kosovë janë shtrirë në komunën e Lipjanit, Prizrenit, Gjakovës dhe në lagjen Marigona në afërsi të Prishtinës dhe kanë një numër të konsiderueshëm të nxënësve. Thuhet se funksionojnë brenda sistemit arsimor të Kosovës dhe veprojnë në kuadër të shkollës ‘Mehmet Akif’.
Mbi 500 projekte janë përfunduar ose edhe po vazhdojnë të realizohen nga Turqia në Kosovë, përfshirë edhe ndërtimin dhe restaurimin e xhamive. Por, njohës ndërkombëtarë të rrethanave në Kosovë thonë se “Turqia ka agjendën e promovimit të islamit turk në Kosovë”.
Instituti Demokratik i Kosovës, organizatë kjo që monitoron punën e Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se gjatë sesionit pranveror, Kuvendi nuk ka arritur ta përmbushë deri tash as 22 për qind të agjendës legjislative.
Kuvendi i Kosovës do të debatojë çështjen e shumëpërfolur të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, por fillimisht jo në një seancë të rregullt plenare, por në një tryezë të rrumbullakët.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nga PDK-ja paralajmërojnë takime intensive të forcave politike në vend që do të çonte drejt krijimit të një konsensusi kombëtar. LDK ndërkaq kërkon debat brenda Kuvendit për këtë çështje. Debati në shoqëri është cilësuar i vonuar nga shoqëria civile por njëkohësisht edhe i domosdoshëm për ta nxjerrë vendin nga kriza e thelluar.
Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës thonë se është kërkuar largimi nga postet publike i të gjithë zyrtarëve që janë përfolur për përfshirje në afera korruptive. Sipas tyre, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar po bëhet më e “ashpër”.
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës thonë se “i kanë pranuar me seriozitet porositë e ndihmës sekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland, për zgjidhjen e çështjeve të hapura në vend” dhe kërkohet konsensus me opozitën.
Strategjia nacionale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, parasheh që të përfshijë edhe edukimin dhe vetëdijesimin e brezave të rinj nëpër shkollat e Kosovës, mirëpo kjo ende s'ka nisur të zbatohet.
Në veri të Kosovës vazhdon funksionimi i strukturave paralele serbe, të ngritura dhe mbështetura nga Beogradi zyrtar, që nga periudha e pasluftës. Përkundër marrëveshjes politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel për shuarjen e tyre, ekzistenca e këtyre strukturave konfirmohet nga përfaqësues të qeverisë së Kosovës.
Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, i ka bërë thirrje Kuvendit dhe institucioneve të tjera të vendit, që të adresojnë “në mënyrë të përgjegjshme dy cështjet e hapura, demarkacionin dhe liberalizimin e vizave, si cështje të interesit nacional”.
Ekspertët e integrimeve evropiane në Kosovë vlerësojnë se pohimet e liderëve të Bashkimit Evropian, ku theksohet përkushtimi i tyre për t’i ndihmuar vendet e Ballkanit, në samitin e Parisit, janë të rëndësishme.
Besimtarët myslimanë në Kosovë sot po kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Shënimi i kësaj kremteje ka nisur sot në orët e para të mëngjesit në të gjitha xhamitë në Kosovë, ndërkohë që manifestimin qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nuk është në interes të Kosovës që t'i dëmtojë raportet me vendet fqinje.
Shfaq më shumë