Ndërlidhjet

Festa e Bajramit, me mesazhe për paqe e tolerancë


Shënimi i festës së Bajramit në Kosovë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:42 0:00

Shënimi i festës së Bajramit në Kosovë

Besimtarët myslimanë në Kosovë sot po kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Shënimi i kësaj kremteje ka nisur sot në orët e para të mëngjesit në të gjitha xhamitë në Kosovë, ndërkohë që manifestimin qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Festa e Fiter Bajramit ka pasuar muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit Islam, agjërohet 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit. Manifestimi kryesori në Prishinë është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Prishtinës " Sulltan Mehmet Fati".

Kryetari i Bashkësisë Islame, myftiu Naim Tërnava, ka theksuar se Islami është kundër dhunës, kudo që paraqitet ajo, është kundër vrasjeve të njerëzve të pafajshëm, kundër torturave të natyrave të ndryshme dhe kundër çdo gjëje që shkon në dëm të shoqërisë njerëzore.

Ai ka përmendur edhe rastet e fundit të sulmeve terroriste, si ai në Stamboll, dhe ka dënuar dhunën në konfliktet aktual në Siri dhe Irak.

Tërrnava ka dënuar ashpër vrasjet që kanë ndodhur gjatë muajit të Ramazanit dhe i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndikojë për ndalimin e dhunës dhe luftës në zonat me konflikte.

“Rastet e fundit në Stamboll e Irak, por edhe mbrëmë në Medinën e ndriçuar, afër varrit të pejgamberit tonë Muhamedit janë dëshmitë më të freskëta për të parë se çfarë mund të bëjnë kriminelet, ku pësuan shumë njerëz të pafajshëm."

"Këto tmerre që po i përjetojmë janë akte barbare larg çdo dashurie respekti e tolerance për të cilat ka urdheruar Allahu në Kuran. Islami është i paster nga keto akte kriminale e barbare dhe lufton çdo gjë që shkon në dëm të njerzimit. Islami është kundër vrasjave dhe kundër çdo terrori të çfardo natyre qoftë ai ”, ka thënë Tërrnava.

Kreu i BIK-ut është lutur për mëshirë dhe begati për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të mbarë trojeve shqiptare, por edhe për të gjithë njerëzimin.

"Mbi ne dhe familjet tona, mbi atdheun tonë, mbi kombet e botë së mbarë, të ketë mirëqenë bashkëpunim, respekt, paqe, tolerancë, mëshirë. Të punojmë bashkë për të çuar përpara procese në të mire të vendit, atdheu tonë", tha Tërrnava.

Liderët politikë kosovarë kanë uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Me rastin e ditës së Fitër Bajramit, apo siç quhet nga besimtarët myslimanë si Bajrami i Madh, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Bashkësinë Islame të Kosovës dhe besimtarët myslimanë.

"Në këtë festë, e cila vjen pas agjërimit të muajit të bekuar të Ramazanit, ne ndajmë me njëri-tjetrin vlerat e sakrificës, solidaritetit, devotshmërisë dhe unitetit. Paqe, mirëqenie dhe shumë gëzime në familjet tuaja", thuhet në urimin e presidentit Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në mesazhin e tij me rastin e kësaj feste, në rrjetin social Facebook ka shkruar "të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë ju uroj Festën e Bajramit. Uroj që harmonia, solidariteti dhe mirëkuptimi të zotërojnë tek ne dhe në familjet tona", ka shkruar kryeministri Mustfa.

Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar Bashkësinë Islame dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Republikën e Kosovës.

“Në emrin tim dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarëve myslimanë të vendit tonë, ua përcjelli urimet e përzemërta për festën e Bajramit", thuhet veç tjerash në urimin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Gjatë pjesës së parë të ditës, Bashkësia Islame e Kosovës, siç ndodh rëndom, do të pres mysafirë të shumtë për urime në selinë e saj. (REL)

Facebook Forum

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG