Nis votimi në Shqipëri
Your browser doesn’t support HTML5
Në Shqipëri ka nisur votimi i qytetarëve për zgjedhjet parlamentare. Qendrat e votimit në mbarë vendin janë hapur rreth orës 7.00. Në orët e mëngjesit nuk është raportuar për ndonjë incident. Votimi do të mbyllet në ora 19.00. Të drejt vote kanë rreth 3.6 milionë qytetarë. Rezultati i këtyre zgjedhjeve do ta përcaktoj përbërjen e re të Kuvendit të Shqipërisë si dhe cila parti do ta qeverisë vendin në katër vitet e ardhshme. Këto zgjedhje pasojnë një fushatë të tensionuar zgjedhore ku një aktivist politik u vra në qytetin e Elbasanit si dhe një tjetër u plagos në Kamzë.