“Kasapi i Han Junisit”: Kush ishte Yahya Sinwar?

Your browser doesn’t support HTML5

Izraeli e ka vrarë udhëheqësin e Hamasit, Yahya Sinwar, i cili njihej edhe si “Kasapi i Han Junisit”. Perëndimi ka thënë se nuk do të mërzitet për vdekjen e tij dhe se ky zhvillim mund t’i japë fund luftës në Gazë. Por, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se nuk do të ndalet deri në kthimin e pengjeve që mban Hamasi që një vit.