Xhamia shumëfunksionale në Prishtinë

Your browser doesn’t support HTML5

Xhamia e “Lagjes së Spitalit” në Prishtinë dallon shumë nga objektet e tjera fetare në Kosovë. Brenda saj ka librari, sallë leximi, sallë ping-pongu, sallë të pajisur me kompjuterë si dhe hapësira për takime të ndryshme që i shfrytëzojnë besimtarët. Imami i kësaj xhamie, Labinot Maliqi, është i njohur për aktivitetin e tij në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.