Dy xhami në Viti jashtë kontrollit të BIK-ut
Your browser doesn’t support HTML5
Zyrtarë të Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti thonë se në fshatrat Skifteraj dhe Ramnishtë të kësaj komune janë dy xhami, që funksionojnë jashtë kontrollit të tyre dhe “me imamë të vetëshpallur”. Derisa Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) thotë se ka njoftuar organet e sigurisë për rastin e dy xhamive, Policia e Kosovës thotë se kontrolli dhe menaxhimi i tyre i takon BIK-ut.