Vizat - pse ata po, e ne jo?
Your browser doesn’t support HTML5
Deputeti Behgjet Pacolli ka kërkuar lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës dhe ka akuzuar autoritetet evropiane se po aplikojnë standarde të dyfishta ndaj Kosovës, teksa shumica e vendeve në botë janë të izoluara për shkak të pandemisë me koronavirus. Shkas i reagimeve të tij është bërë lehtësimi i vizave për Bjellorusinë nga ana e BE-së.