Nga Beogradi në Prishtinë, vajzat e Pretty Loud luftojnë paragjykimet

Your browser doesn’t support HTML5

Zllata, Zhivka, Dijana, Sellma dhe Ellma udhëtuan nga Beogradi në Prishtinë për festivalin “Mirëdita, Dobar dan”, ku performuan këngët e tyre me mesazhe kundër diskriminimit, dhunës e martesave të hershme. Pesë vajzat rome të grupit Pretty Loud shpresojnë që mesazhi i tyre të përçohet përtej komunitetit rom.