Doruntina Baftiu është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Çfarë do t’u mësohet nxënësve në Kosovë për edukatën seksuale? Ky debat ka ngjallur shumë reagime në ditët e fundit. Por, në mesin e reagimeve ka pasur edhe shumë keqinterpretime të përmbajtjes së doracakëve për mësimdhënës, që është tentuar të paraqitet edhe si tekst shkollor për nxënës.
Edhe pse problemet në tregun e punës, shkaku i emigrimit, nuk janë rritur aq sa ishte paralajmëruar nga shumë OJQ, të dhënat e zyrës së statistikave të BE-së tregojnë se ka pasur rritje në numrin e aplikimeve për azil në BE.
Dhjetëra milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në vitet e fundit për arsye të ndryshme. Vetëm gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, Shqipërinë e vizituan mbi 8.5 milionë të huaj.
Qeveria e Kosovës bëri të ditur se punëtorëve të sektorit publik do t'iu rritet paga për 110 euro, në dy faza gjatë vitit të ardhshëm.
Selvia - e cila e mposhti sëmundjen e saj pas dy vjetësh plot trajtime - tani udhëzon çdo grua që takon, që të bëjë kontrolle të rregullta.
Pa i kaluar 24 orë në Shqipëri, katër nga 16 migrantët që u dërguan në qendrat e migrimit atje, u kthyen në Itali - dy sepse ishin të mitur, ndërsa dy të tjerë për shkak të problemeve shëndetësore.
Shqipëria ka pranuar grupin e parë të migrantëve nga Italia, sipas një marrëveshjeje për të strehuar deri në 3.000 migrantë burra, ndërsa Roma përshpejton shqyrtimin e aplikimeve të tyre për azil.
Sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit në Gjermani punësojnë pjesën më të madhe të kosovarëve që jetojnë atje. Por, me kalimin e viteve është rritur edhe numri i punëtorëve në sektorë të ndryshëm, si shëndetësi, edukim dhe informim e komunikim.
Me njërën këmbë, Flutura përkund mbesën e saj në djep, teksa pi një kafe. Por, as zëri i mbesës nuk i sjell buzëqeshje fytyrës së 45-vjeçares, që s’e heq dot nga mendja vitin 1999.
Mes viteve 2000 dhe 2022, Kosova humbi gati 16 mijë hektarë tokë pyje apo nga 2 deri në 3.5 hektarë në ditë, sipas një analize të bërë nga organizata Sustainability Leadership Kosova (SLK).
Aksionet në zonat e banuara me shumicë serbe janë bërë më të shpeshta pas 24 shtatorit të 2023-tës.
“Qeveria e Kosovës po mbështet drejtpërdrejt vazhdimin e shkeljeve të të drejtave të grave dhe burrave”, tha Brikena Hoxha, drejtoreshë e Iniciativës Kosovare për Stabilitet.
Dy kompanitë e kontraktuara për lobim në SHBA nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës kanë kontaktuar, në shumicën e rasteve, të njëjtët politikanë amerikanë për të diskutuar për çështjet e njëjta në po të njëjtat ditë.
Flurimi Hajdarit i ishte vrarë pjesa më e madhe e familjes gjatë masakrës së 26 marsit të vitit 1999 në Krushë të Vogël të Prizrenit.
Mbi 80 për qind e grave në Kosovë nuk janë pjesë e tregut të punës, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Vehbi Shala, një vreshtar 61-vjeçar nga Rahoveci, po e vazhdon traditën e familjes së tij për kultivimin e rrushit. Sikurse Shala, edhe vreshtari Habib Dina ankohet se puna në vreshtari nuk po shpaguhet, shkaku i çmimeve të ulëta.
Që rreth një muaj, 20-vjeçaret Blinera Tola dhe Alba Cikaqi janë duke jetuar në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara dhe jeta e tyre është fokusuar te inteligjenca artificiale (IA).
Në ditët e fundit, dy hapa të autoriteteve të Kosovës kanë nxitur paralajmërime nga BE-ja për pasoja dhe kërkesa nga SHBA-ja për gjetjen e zgjidhjeve përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli zyrtar.
Nga korriku i vitit të kaluar deri në janar të këtij viti, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) i ka paguar dy kompani rreth 277 mijë dollarë për lobim në SHBA.
Me fletë, tullumbace apo topa në duar, rreth 50 fëmijë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian gjetën argëtim në një kamp veror në Parkun e Taukbahçes në Prishtinë.
Shfaq më shumë