Doruntina Baftiu është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
“Qeveria e Kosovës po mbështet drejtpërdrejt vazhdimin e shkeljeve të të drejtave të grave dhe burrave”, tha Brikena Hoxha, drejtoreshë e Iniciativës Kosovare për Stabilitet.
Dy kompanitë e kontraktuara për lobim në SHBA nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës kanë kontaktuar, në shumicën e rasteve, të njëjtët politikanë amerikanë për të diskutuar për çështjet e njëjta në po të njëjtat ditë.
Flurimi Hajdarit i ishte vrarë pjesa më e madhe e familjes gjatë masakrës së 26 marsit të vitit 1999 në Krushë të Vogël të Prizrenit.
Mbi 80 për qind e grave në Kosovë nuk janë pjesë e tregut të punës, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Vehbi Shala, një vreshtar 61-vjeçar nga Rahoveci, po e vazhdon traditën e familjes së tij për kultivimin e rrushit. Sikurse Shala, edhe vreshtari Habib Dina ankohet se puna në vreshtari nuk po shpaguhet, shkaku i çmimeve të ulëta.
Që rreth një muaj, 20-vjeçaret Blinera Tola dhe Alba Cikaqi janë duke jetuar në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara dhe jeta e tyre është fokusuar te inteligjenca artificiale (IA).
Në ditët e fundit, dy hapa të autoriteteve të Kosovës kanë nxitur paralajmërime nga BE-ja për pasoja dhe kërkesa nga SHBA-ja për gjetjen e zgjidhjeve përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli zyrtar.
Nga korriku i vitit të kaluar deri në janar të këtij viti, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) i ka paguar dy kompani rreth 277 mijë dollarë për lobim në SHBA.
Me fletë, tullumbace apo topa në duar, rreth 50 fëmijë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian gjetën argëtim në një kamp veror në Parkun e Taukbahçes në Prishtinë.
Mbështetja për familjet përmes shtesave për fëmijë u rrit këtë muaj, kur Qeveria vendosi ta ngritë vlerën në 20 euro për fëmijë ose nga 30 euro për familjet me tre apo më shumë fëmijë. Por, problem vazhdon të jetë mënyra e aplikimit pasi jo të gjithë aplikuesit kanë qasje në pajisje teknologjike.
Me një performancë nga Bebe Rexha, festivali Sunny Hill u rikthye në Prishtinë. I organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, festivali ka tërhequr shumë të huaj drejt Kosovës. Pjesëmarrës thonë se, përmes festivalit, Dua Lipa po e shndërron Kosovën në një atraksion kulturor.
Në valixhe prej 32 kilogramësh, disa vajza të reja kanë paketuar të gjithë jetën e tyre dhe janë nisur drejt Kosovës në vitet e fundit.
Tani, sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2024, popullsia del të jetë ndjeshëm më e vogël sesa në vitin 2011.
Mesatarisht, nga hapja e një lënde të dhunës në familje deri në zgjidhen e saj, Gjykatave Themelore në Kosovë u nevojiten 342 ditë. Në vitin 2021, kjo periudhë kohore zgjaste mesatarisht 143 ditë.
Me prejardhje nga qyteti perëndimor i Kosovës - Peja, notari Adell Shaboviq po përballet me kundërshtime në rrugën e tij drejt përfaqësimit të Kosovës në not në Lojërat Olimpike, Parisi 2024.
Që nga dhjetori i vitit 2023, për disa kategori të fëmijëve janë limituar ose mbyllur shumë shërbime që më parë ofroheshin falas nga organizatat joqeveritare në Kosovë.
Bujar Mehmetit i është thënë se është personi më i ri në moshë që është pranuar ndonjëherë në studimet për doktoraturë në departamentin e fizikës mjekësore në Universitetin e Wisconsin-Madisonit.
Në 12 vjet, popullsia në Shqipëri ka pësuar ndryshime të shumta. Të dhënat e regjistrimeve të fundit të popullsisë tregojnë se mosha mesatare është rritur, njësitë familjare janë zvogëluar dhe numri i besimtarëve myslimanë, katolikë e ortodoksë është ulur.
Që nga viti 2015, veteranët e luftës së viteve 1998/99 në Kosovë, që kanë qenë të papunësuar, marrin pension mujor prej 170 eurosh.
Hapja e Observatorit dhe Planetariumit të parë Kombëtar në Kosovë, ka bërë që shumë ekspertë të huaj të astronomisë ta kenë destinacion fshatin Rashincë të komunës së Shtimes. Pranë pajisjeve të dhuruara nga kompani amerikane, disa të rinj mësuan nga ekspertët për fushën e astronomisë.
Shfaq më shumë