Hapja e urës së Ibrit: Qeveria pa mbështetje të QUINT-it e NATO-s

Your browser doesn’t support HTML5

Ambasadorët e QUINT-it në Kosovë kanë thënë se nuk e përkrahin hapjen e urës së Ibrit që ndan Mitrovicën e Veriut me shumicë serbe dhe atë të Jugut me shumicë shqiptare. Duke folur para mediave, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, tha se SHBA-ja, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Italia dhe NATO-ja, nuk e përkrahin asnjë ndryshim në statusin e urës së Ibrit. Hapja e urës u rikthye si temë muajve të fundit, kur në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut u kërkua një gjë e tillë. Kjo iniciativë mori përkrahjen e Qeverisë së Kosovës.