Bruksel: Takimi i tretë Thaçi-Daçiq

Foto nga takimi i kaluar

Në Bruksel zhvillohet takimi i tretë, apo si është vlerësuar darka e përbashkët, ndërmjet Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologun e tij serb, Ivica Daçiq.

Darka ka pasuar takimet bilaterale që baronesha Eshton ka zhvilluar me të dy kryeministrat.

Burimet e BE-së kanë bërë me dije për frymë konstruktive edhe në këtë raund të dialogut, nga i cili presin rezultate pozitive.

Në krye të agjendës së sotme është thënë se do të jetë zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të njohur si IBM.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur këtë marrëveshje qysh në muajin shkurt, por zbatimi i saj ka ngecur.

Takimet e nivelit të lartë janë parë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve.

Bashkimi Evropian ka thënë se përparimi në bisedime do të avancojë përpjekjet e Kosovës dhe të Serbisë, për të lëvizur përpara drejt integrimit në këtë bllok.

Takimi i parë Thaçi-Daçiq është zhvilluar më 19 tetor, ndërsa i dyti më 7 nëntor.(a.i.)