Reciprociteti me letra ngjitëse
Your browser doesn’t support HTML5
Në pikat kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë ka filluar të zbatohet marrëveshja për targat, e cila u nënshkrua më 30 shtator në Bruksel. Shoferët e të dyja shteteve, po vendosin letrat ngjitëse në targat e automjeteve që kalojnë në territorin e njëra-tjetrës. Me këto letra ngjitëse, shoferët mbulojnë simbolet e shteteve përkatëse. Ekipet e Radios Evropa e Lirë kanë përcjellë nga afër zbatimin e marrëveshjes në dy pika kufitare, në Jarinjë dhe në Merdare.