“Nuk e dimë se çfarë na pret deri në mëngjes”

Your browser doesn’t support HTML5

Spitali Rajonal në Pejë ka shumë pak shtretër të lirë për të infektuarit me koronavirus. Sigurimi i oksigjenit për pacientët si dhe infektimi i stafit janë sfidat më të mëdha për këtë spital në të cilin trajtohen qytetarët e Pejës, Deçanit, Istogut dhe Klinës. Një infermiere e këtij spitali tashmë ka vdekur nga sëmundja COVID-19.