Shtëpia që ruan kujtimin e krimeve të luftës në Landovicë
Your browser doesn’t support HTML5
Arben Gashi nga fshati Landovicë, në komunën e Prizrenit, thotë se askush nga institucionet e shtetit nuk e ka vizituar shtëpinë e tij, e cila ruan gjurmët e krimit të forcave serbe, tash e 24 vjet. Në mars të vitit 1999, aty u vranë 14 civilë shqiptarë. Prej tyre, 12 janë gjetur në varrezat masive në Batajnicë afër Beogradit në vitin 2004. Qeveria e Kosovës së fundmi ka formuar Institutin për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë, me qëllim të dokumentimit të “krimeve dhe dëmeve të luftës”.