Serbia dyshon se Radoiçiqi siguroi armë në Bosnjë

Your browser doesn’t support HTML5

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës më Banjskë, është ndaluar nga autoritetet në Serbi nën dyshimet se ka blerë e trafikuar armë dhe mjete shpërthyese, si dhe për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme. Sipas Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Radoiçiqi dyshohet se ka siguruar armë nga Tuzlla në Federatën e Bosnjë e Hercegovinës. Radoiçiqi nuk i ka pranuar akuzat.