Serbët nga Kosova drejt pikave kufitare për t’i marrë pagat e pensionet e Serbisë
Your browser doesn’t support HTML5
Në mungesë të dinarëve, qytetarët serbë të Kosovës po shkojnë në qytetet e Serbisë, që janë pranë kufirit me Kosovën, për t’i tërhequr mjetet që ata pranojnë nga Qeveria e Serbisë. Shumë prej tyre bëjnë dhjetëra kilometra rrugë deri te pikat mobile që janë vendosur në afërsi të pikave kufitare Jarinjë, Bërnjak, Merdar dhe Konçul. Vendimin për ta zbatuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, që përcakton euron si valutën e vetme për kryerje të pagesave me para të gatshme, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e quajti “katastrofik” dhe “jokompetent”. Escobar nga e mërkura pritet të qëndrojë në Kosovë, ku në fokus do të ketë një zgjidhje për dinarin.