Serbët lëshojnë institucionet e Kosovës
Your browser doesn’t support HTML5
Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë - ka vendosur të shtunën që të largohet nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe nga komunat në veri të vendit. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se ky vendim vlen deri në tërheqjen e Qeverisë së Kosovës nga vendimi për targat si dhe deri në respektimin e marrëveshjeve të Brukselit.