Senatorja amerikane thotë se Kosova mund të anëtarësohet në NATO
Your browser doesn’t support HTML5
Senatorja amerikane, Joni Ernst që vjen nga shteti i Ajovës, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor po rrezikohet nga ndikimi rus, që sipas saj më së shumti është i shfaqur në Serbi. Duke folur për Kosovën, Ernst tha se është mbështetëse e madhe e faktit që Kosova ta ketë ushtrinë e vet, në mënyrë që të ndihmojnë në ruajtjen e paqes në botë.