Pasioni për saldimin që thyen paragjykimet
Your browser doesn’t support HTML5
Saldimi nuk është aspak punë e zakonshme për gratë në Kosovë. Por, Vatër Hyseni, nga Ferizaj, e ka zgjedhur pikërisht këtë profesion. Ajo është inxhiniere e mekatronikës, ndërsa saldimin e ka pasion. Me punën e saj në një fabrikë veglash, por edhe në punishtet e miqve, ajo thyen paragjykimet se saldimi është profesion vetëm për burra. Ajo saldon punime të zakonshme, por edhe artistike.