Kosova dënon gjenocidin që ndodhi në Srebrenicë

Your browser doesn’t support HTML5

Kuvendi i Kosovës përmes një rezolute ka dënuar gjenocidin që ndodhi 26 vjet më parë në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës. Në muajin korrik të vitit 1995, njësitë e Ushtrisë së Republikës Serbe në Bosnje, të udhëhequra nga gjenerali serb, Ratko Mlladiq kryen një nga masakrat më të mëdha pas Luftës së Dytë Botërore duke vrarë mbi 8 mijë djem e burra myslimanë boshnjakë.