Radoiçiq, i kërkuar në Kosovë, i vlerësuar në Serbi
Your browser doesn’t support HTML5
Autoritetet në Kosovë besojnë se politikani dhe biznesmeni serb nga veriu, Millan Radoiçiq, udhëhoqi sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Ai ka një histori të gjatë akuzash për krime, përfshirë vrasje e kërcënime. Por, kush është Millan Radoiçiqi dhe si u bë i pranueshëm për disa nga politikanët e Kosovës?