Protesta në Skenderaj kundër vizitës së Vuçiqit
Your browser doesn’t support HTML5
Disa qytetarë kanë bllokuar rrugën që çon në fshatin Banjë të Skenderajt, ku ishte paraparë që të qëndronte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ata kanë vendosur pankarta të ndryshme me mbishkrime të tilla si “Vuçiqi nuk kalon”, “Kërko falje për krimet e bëra”, e slogane të ngjashme. Për shkaqe sigurie, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka tërhequr lejen që Vuçiq të vizitojë këtë fshat.